Gaza: Kur pushtimi përpiqet ta vrasë të vërtetën 261 gazetarë të vrarë dhe e vërteta ende flet

Më të lexuarat

Sepse e vërteta është armiku i parë i vrasësit dhe sepse fjala zbulon mashtrimin e rrëfimeve të rreme, ata zgjodhën politikën e “ekzekutimit të dëshmitarit.”

Pushtimi e di mirë se kamera është më e fortë se shumë armë, sepse ajo zbulon krimin dhe e ekspozon para botës. Prandaj përpiqet me çdo mënyrë ta mbytë zërin e Gazës dhe ta izolojë atë, që të vazhdojë kapitujt e gjenocidit larg syve të njerëzimit.

Shënjestrimi i gazetarëve dhe mbyllja e gojëve nuk është vetëm vrasje e individëve; është një përpjekje e dëshpëruar për ta varrosur të vërtetën bashkë me ta.

261 gazetarë kanë rënë dëshmorë që nga fillimi i luftës së gjenocidit në Rripin e Gazës, dhe së fundmi edhe gazetarja Amal Muhamed Shammali, korrespondente e Radio Katarit.

Por ata harruan një gjë: gjaku i dëshmitarëve nuk e varros të vërtetën ai e shkruan atë më fort.

Sepse zëri i së vërtetës është bërë tashmë shumë më i fuqishëm për t’u heshtur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit