2.7 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Netanyahu Washingtonit: Nuk do të ketë kurrfarë sundimi palestinez në Gaza pas luftës

Më të lexuarat

“Nuk do të ketë fare autoritet palestinez në Gaza”, citohet të ketë thënë Netanyahu

Ndryshe nga dëshirat e shprehura të SHBA-së, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të përjashtojë Autoritetin Palestinez nga administrimi i Rripit të Gazës në periudhën e pasluftës, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, Netanyahu kohët e fundit i ka thënë SHBA-së se “nuk do të ketë kurrfarë autoriteti palestinez në Gaza pas luftës”. Netanyahu tashmë gjithashtu ka përjashtuar çfarëdo sundimi nga grupi palestinez Hamas, i cili kishte administruar Gazën që nga viti 2007. Gjatë asaj kohe, Bregu Perëndimor palestinez ka qenë nën kontrollin e Autoritetit Palestinez.

KAN tha se Netanyahu, në një takim të mbyllur të Partisë së tij Likud, ka deklaruar se kundërshton kontrollin e Rripit të Gazës nga Autoriteti Palestinez pas luftës dhe se e ka informuar Washingtonin për këtë.

“Nuk do të ketë fare autoritet palestinez në Gaza”, citohet të ketë thënë Netanyahu.

SHBA-ja dhe Autoriteti Palestinez ende nuk kanë komentuar lidhur me deklaratat e Netanyahut.

Deklaratat e Netanyahut bien ndesh me qëndrimin e shpallur të SHBA-së, e cila ka theksuar disa herë se duhet të ketë një autoritet ose qeveri palestineze në Gaza në periudhën e pasluftës.

Autoriteti Palestinez ka thënë gjithashtu se është gati të kthehet në Gaza nën një plan politik gjithëpërfshirës që përfshin unitetin midis Bregut Perëndimor, Gazës dhe Kudsit Lindor të pushtuar.

Izraeli rifilloi ofensivën e saj ushtarake në Rripin e Gazës të premten pas përfundimit të pauzës humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42.000 të tjerë janë plagosur në sulmet intensive ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi.

Sipas shifrave zyrtare, numri i izraelitëve të vrarë është 1.200.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit