Netanyahu në plan me Trumpin, nga shkatërrimi total 50% e banorëve të Gazës do të ikin sapo tu hapet dera

Më të lexuarat

Muna Al-Omari
Netanyahu tha se është i bindur që nëse hapet dera, 50% apo ndoshta më shumë e banorëve të Gazës do të largoheshin nga sektori.

Uria e qëllimshme, sulmimi i çdo thesi mielli, vrasjet e ndryshme dhe sistematike, dhe hapja e portave të ferrit nga toka, deti dhe ajri, si dhe shkatërrimi i 92% të shtëpive të njerëzve (sipas Kombeve të Bashkuara)… janë përgatitje për të hapur derën e asaj që Netanyahu e quan “emigrim vullnetar”.

Pa dyshim, kjo është një plan i vazhdueshëm izraelito-amerikan dhe është e vetmja gjë konstante që po zbatohet në terren, pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve që analistët i theksojnë mes Netanyahut dhe Trumpit.

E vetmja mosmarrëveshje mes të dyve është se janë shumë të ngjashëm: tejet narcisistë. Dhe njëri prej tyre duhet të përmbajë tjetrin për të lëvizur skenën.

Netanyahu do ta bëjë këtë në mënyrën e tij, duke ruajtur fytyrën e tij para historisë, duke përdorur “Karrocat e Gideonit” për të treguar forcë dhe trimëri përpara ekstremit të djathtë fillimisht, dhe përpara historisë hebraike së dyti.

Historia e djalit të “Benzion Netanyahut” do të dokumentojë se katastrofat më të mëdha pas Holokaustit ndodhën gjatë sundimit të tij, dhe se ai vazhdoi të luftonte deri në fund, pavarësisht kundërshtimit të ushtrisë.

Në të njëjtën kohë, ai po përgatit terrenin për zbatimin e planit të Trumpit, të cilin e ka përqafuar më shumë se vetë Trumpi: dëbimin e banorëve të Gazës.

Dëbimi, për Netanyahun, është e vetmja zgjidhje që ofron një përgjigje për mbijetesën e tij në pushtet:
• Së pari: shpëton emrin e tij.
• Së dyti: përmbush ambiciet historike të së djathtës, larg deklaratave sipërfaqësore si ajo e Limor Son Har-Melech për sjelljen e kolonëve nga Amerika në Gaza për të vrarë dy zogj me një gur, siç tha ajo; një deklaratë që bie në kuadrin e politikës populiste të së djathtës që ndez zjarrra gjithandej – ose do t’i shuajë Netanyahu në mënyrën e tij, ose do t’i shfrytëzojë për të ndërtuar mbi to, duke u shfaqur sikur kënaq të djathtën, ndërsa kjo e fundit shfaqet sikur ka fituar dhe ka realizuar arritje.
• Së treti: eliminohet sundimi i Hamasit, duke eliminuar kështu edhe shqetësimet për sigurinë që vijnë nga Gaza, dhe kjo paraqitet si një kartë e fortë përballë peshës së rëndë të dështimit të 7 tetorit.

E ashtuquajtura “gjë e mirë” që Trump përmendi se do të ndodhë pas një muaji, nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i operacionit “Karrocat e Gideonit”, por ky i dyti do të vrasë, ndërsa i pari do të shfaqet si shpërndarës ushqimi dhe ilaçesh në qendra refugjatësh që i ngjajnë ferrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit