Netanjahu, ky Hitler nr. 2 nga ajo që tha së fundi në një intervistë

Më të lexuarat

“Izraeli i madh”: misioni i mbrapshtë tragjedisjellës me thelb nazist

Netanyahu thotë se është në një ‘mision historik dhe shpirtëror’, gjithashtu ndjen një lidhje të fortë me vizionin e Izraelit të Madh…

Kryeministri Benjamin Netanyahu i tha i24, se ai ndjen që është në një “mision historik dhe shpirtëror“, dhe se është “shumë” i lidhur me vizionin e një Izraeli të Madh.

Intervistuesi Sharon Gal, i cili për një kohë të shkurtër ishte anëtar i krahut të djathtë e Knesset-it, i dhuroi Netanyahu-t atë që ai e quan një amuletë – “një hartë të Tokës së Premtuar”.

I pyetur nëse ndjen një lidhje me “këtë vizion” të një Izraeli të Madh, Netanyahu u përgjigj: “Shumë”.

Vetë amuleta nuk u shfaq në ekran. Termi “Izraeli i Madh” u përdor pas Luftës Gjashtëditore të qershorit 1967 për t’iu referuar Izraelit dhe zonave që sapo kishte pushtuar – Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Gadishullin e Sinait dhe Lartësitë e Golanit.

Fraza u përdor edhe nga disa sionistë të hershëm, përfshirë Ze’ev Jabotinsky, paraardhësin e partisë Likud të Netanyahu-t, për t’iu referuar Izraelit të sotëm, Gazës dhe Bregut Perëndimor, si dhe Jordanisë së sotme.

Pyetja e Gal-it në lidhje me një Izrael të Madh iu bë pasi ai e pyeti kryeministrin nëse mendonte se është në një mision në emër të popullit hebre. Netanyahu përgjigjet se është “në një mision brezash – ka breza hebrenjsh që ëndërruan të vinin këtu dhe breza hebrenjsh që do të vijnë pas nesh”.

“Pra, nëse po pyetni nëse kam një ndjenjë misioni, historikisht dhe shpirtërisht, përgjigjja është ‘po’,” thotë ai.

Dhe çfarë do të thotë kjo? Sipas asaj çfarë na mëson historia, kjo do të thotë një kapitull barbarie. Pra, dikush ka ndërtuar brenda vetes një iluzion, një fiksim, duke synuar ta çojë atë deri në fund, me koston e një tragjedie njerëzore, siç ka ndodhur e siç po ndodh. Për kujtesë, i tillë ishte nazizmi. Ndaj dhe Netanyahu nuk është gjë tjetër veçse një Hitler nr. 2, gjersa po kryen dhe një Holokaust nr. 2 në Gaza.

Përgatiti. Roald A. Hysa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit