“Kujt i ka shpëtuar çdo gjë, të paktën të mos i shpëtojë kjo natë.
Dhe kush ka neglizhuar gjithë Ramazanin, të mos e neglizhojë këtë natë.”
Kujt i është dukur e vështirë të kërkojë Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit, atëherë nuk ka asnjë justifikim të mos e kërkojë sonte.
Kjo është nata më e shpresuar sipas shumicës së dijetarëve, madje edhe sipas ndjenjës së përgjithshme të muslimanëve në lindje dhe perëndim.
Është nata më e gjatë që Profeti Muhamed ﷺ u fal me sahabët.
Umeri nuk dyshonte se ajo është Nata e Kadrit.
Dhe Ubej ibn Ka’b betohej se ajo është pikërisht kjo natë.
Shejh el-Bessam (Allahu e mëshiroftë) ka thënë për natën e 27-të:
“Kjo ndjenjë e përgjithshme dhe kolektive te muslimanët në lindje e në perëndim të botës, përgjatë shekujve të gjatë, se kjo është ajo natë, dhe përkushtimi i tyre në adhurim dhe përpjekje në të dhe umeti i Muhamedit ﷺ nuk bashkohet mbi një devijim.”
(Dr. Abdullah bin Belkassem)
