-1.4 C
Pristina
Wednesday, December 8, 2021

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit bilateral ushtarak në mes Kosovës dhe Letonisë

Më të lexuarat

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së Letonisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi bilateral ushtarak.

Kjo është bërë sot gjatë vizitës zyrtare në Letoni të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, së bashku me homologun e tij letonez, Artis Pabriks .

“Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të dy ministrat po ashtu janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi në mes të dy ministrive dhe forcave, me shkëmbim të personelit, në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe aktivitete të tjera, me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Mehaj ka theksuar se Kosova dhe Letonia kanë histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë.

Gjithashtu, ai theksoi se të dy vendet kanë përcaktimin e njëjtë euroatlantik dhe se Kosova mund të mësojë shumë nga Letonia, sidomos në eksperiencën për anëtarësim në NATO.

Në aspektin e avancimit të bashkëpunimit, të dy ministrat janë dakorduar që në të ardhmen të nënshkruajnë edhe një sërë marrëveshjesh, të cilat do të konkretizonin bashkëpunimin në fushat specifike. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit