7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Në Shkup protestojnë për vizitën e Ban Ki Moon

Më të lexuarat

Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) një organizatë ultranacionaliste maqedonase që është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE do të protestojë sot në Shkup me rastin e vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

KBM nis protestën në kohën kur kreu i OKB-së do të mbajë fjalim në Parlamentin e Maqedonisë, raporton ina.
“Stop negociatave për emrin e Maqedonisë” është motoja dhe kërkesa e kësaj proteste, e cila do të informojë sekretarin Ban Ki Moon përmes shërbimeve të tij.
Kjo protestë ka mbështetjen indirekte nga partia në pushtet e kryeministrit Nikolla Gruevski, pasi që KBM bën pjesë në koalicionin e gjërë me VMRO-DPMNE./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit