10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në San Francisko, më shumë njerëz vdiqën nga droga sesa nga coronavirusi

Më të lexuarat

Droga i vriste ata – para bibliotekës, në rrugë, apo edhe aty ku përdorej teleferiku. Të tjerët vdiqën të vetëm në apartamente me një dhomë të vetme ose në çadrat e kampeve të ngritura në trotuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vdekjet që kanë ardhur si pasojë e mbidozës së drogave që janë rritur në të gjithë SHBA-në gjatë pandemisë së coronavirusit.

Por, siç vënë në pah mediat e huaja, në San Francisko, ato “u rritën në qiell”, duke marrë 713 jetë vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i 257 personave atje që vdiqën nga virusi në vitin 2020.

Shkalla e vdekjes nga mbidoza e San Franciskos është më e lartë se West Virginia, shteti me krizën më të ashpër dhe tri herë më shumë se New York dhe Los Angeles.

Megjithëse të dhënat e mbidozimit nga viti i kaluar janë të paplota, një studiues zbuloi se San Francisco – ku mbidozat janë më shumë se trefishuar që nga viti 2017 – ka më shumë mbidozë për frymë sesa çdo qytet i madh në West Coast.

Vdekjet nga droga në San Francisco – rreth dy në ditë – vlerësohet se rrjedhin nga një “bashkim i dëshpërimit”.

Fentanyl, një opioid që nuk ishte një problem i rëndë për qytetin vetëm disa vjet më parë, ka përshkuar plotësisht tregun e tij të paligjshëm të ilaçeve dhe ishte një faktor në shumicën e dozave të vitit të kaluar.

Një kulturë e tolerancës relative ndaj përdorimit të drogës e ka lejuar atë të përhapet shpejt.

Dhe fentanili, shumë më i fuqishëm se heroina, ka gjetur vend në mesin e mijëra banorëve të pastrehë të qytetit, të cilët kanë vdekur nga mbidozimet në një numër të madh.

Për zyrtarët në San Francisko që janë krenuar me trajtimin e urgjencave shëndetësore, nga H.I.V. katër dekada më parë tek Covid-19 sot, epidemia e vdekjeve nga mbidozimi ka qenë njëkohësisht përulëse dhe alarmante.

Shumë besojnë se preokupimi i qytetit me pandeminë ka eklipsuar shqetësimin mbi vdekjet e drogës.

“Mund të them me siguri se ajo që po bëjmë nuk po funksionon dhe se po përkeqësohet çdo ditë”, citohet të ketë thënë Matt Haney, një anëtar i Bordit të Mbikëqyrësit të qytetit që përfaqëson Tenderloin, një rreth i banesave me të ardhura të ulëta në zemër të qytetit që ka parë më shumë mbidozime. “Më ofrohen droga sa herë që dal jashtë”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit