7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Në Kosovë, 10 të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar 10 persona gjatë 24 orëve tëë fundit, për dhunë në familje.

Sipas raportit të policisë, në Lipjan kanë ndodhur dy raste, në Prishtinë dy të tjera, ndërsa në Rahovecë e Fushë Kosovë nga një rast.

Po ashtu për dy raste është raportuar të kenë ndodhur në Gjakovë, në njërin prej të cilëve djali e kishe kanosur verbalisht babin e tij.

Raporti i policisë:

Lipjan 08.05.2020 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 08.05.2020-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – i dyshuari mashkull kosovar, vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 08.05.2020-17:45. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

F.Kosovë 08.05.2020-19:57. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

Lipjan 08.05.2020-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit e ka dëbuar atë nga shtëpia. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 08.05.2020 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar në mënyrë fizike dhe verbale, viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 08.05.2020-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar (babain e tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Gjakovë 08.05.2020-18:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit