14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Në këtë zallamahi, shërbimet e ndryshme sekrete kërcënojnë si asnjëherë më parë – Iljasa Salihu

Më të lexuarat

Në këtë zallamahi, shërbimet e ndryshme sekrete si asnjëherë më parë mund të kërcënojnë apo të kryejnë ndonjë sulm pa u munduar t’i fshehin gjurmët, sepse fatkeqësisht fajtori tashmë është paracaktuar. Ai është ISIS-i. Ai është kudo dhe askund!

Ende pa u kumtuar asnjë rezultat prej hetuesisë me rastin e gjetjes së eksplozivit në xhaminë e Drenasit, disa shqiptarë tashmë e gjetën fajtorin. Ai ishte ISIS-i.

Këta qëllimkëqij e të djallëzuar, me këtë mendësi në të gjykuar nuk e kanë idenë se duarve të zeza serbe janë duke ia çuar ujin në mulli. Kosova tashmë e një shekull kërcënohet e sulmohet prej Serbisë. Ajo nuk fle kur është çështja për Kosovën, madje edhe atëherë kur ne shohim ëndrra për Shqipërinë natyrale. Të mos harrojmë se si rrjedhojë e shumësisë së nëntokës në Kosovë, urithët shumë pak kanë mbetur.

Shpresoj të gjendet fajtori i vërtetë, kushdoqoftë ai apo ata dhe ai shpërthyes t’i futet në gojë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit