11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Ne jemi bashk me ju në NATO ndërsa ju ndihmoni terroristët”

Më të lexuarat

Ata që punojnë me organizatat terroriste duhet të jenë të gatshëm të mbyten ose në gjak ose në lot, tha presidenti i Turqisë, Erdoğan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Institucionit të Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (TÜBİTAK) i mbajtur në rezidencën presidenciale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Erdoğan tha: “Si Turqi që prej shumë kohësh u kemi bërë thirrje vendeve perëndimore që ‘të mos bëjnë dallime mes grupeve terroriste, dhe të sillen në përputhje parimore‘. Përkundër kësaj kryesisht Amerika dhe disa vende të tjera me pretendime të ndryshme nga ana e tyre me mashtrime me lojëra shkronjash kanë zgjedhur rrugën duke mbështetur publikisht organizatat që masakrojnë të pafajshmit në rajonin tonë. Edhe kur ne e themi këtë zotërinjtë shqetësohen”.

Ai tha se “përderisa Turqia përjetonte probleme të kërcënimeve që vinin nga Siria përgjatë kufijve tanë, madje teksa brenda kufijve tanë lëshoheshin bomba, NATO qëndroi jashtë ndodhive”.

“Edhe sot as nga NATO as nga vendet aleate në fjalë që kanë prani të forcave në rajon nuk kemi parë as edhe ndihmën më të vogël. Koalicioni i formuar për luftën kundër DEASH-it i cili gjoja i ka shkaktuar humbje të mëdha DEASH-it nuk ofron asnjë kontribut në ofensivën e El Bab-it”, tha Erdoğan.

“Na vjen keq por ne nuk e gëlltisim këtë”

Ndërsa në lidhje me ndihmat që vendet perëndimore u kanë dhënë organizatave terroriste, presidenti Erdoğan tha: “Ju ngriheni dhe ofroni çdo ndihmë të armëve në këtë rajon dhe më pas duke i vendosur një maskë thoni ‘Jo, ne nuk u dërgojmë armë, u dërgojmë municione‘, na vjen keq por ne nuk e gëlltisim këtë”.

“Ne jemi bashkë me ju në NATO dhe teksa ne jemi bashkë me ju në NATO ju këto mbështetje në vend që të na i jipni ne ua dërgoni organizatave terroriste. Apo mos ndoshta këto organizata terroriste janë parteri juaj në NATO?. Si ka mundësi që ju t’u ofroni këtë mbështetje këtyre organizatave të cilat i llogaritni si organizata terroriste separatiste? Ne e kemi të pamundur ta pranojmë këtë. Është e pamundur që ta gëlltisim këtë. Nëse ne jemi në Aleancën e NATO-s, nëse ne jemi partnerë strategjik dhe model atëherë do të jeni në anën tonë. Nuk duhet të qëndroni në anën e organizatës terroriste separatiste”, theksoi në fjalën e tij presidenti Erdoğan.

“Ata që punojnë me organizatat terroriste të jenë të gatshëm të mbyten ose në gjak ose në lot”

Në vazhdim ai tha se “Organizatat terroriste një ditë do të sulmojnë patjetër edhe ato vende që i ushqejnë”.

“Në të vërtetë, shenjat e kësaj dalin në pah herë-herë. Ai që qëndron në një shtrat me gjarprin duhet të marrë parasysh kafshimin dhe helmimin. Ata që punojnë me organizatat terroriste duhet të jenë të gatshëm të mbyten ose në gjak ose në lot. Nuk ka nevojë të bëhemi fallxhorë për të kuptuar se nesër i pret i njëjti fat ata që shikojnë shpërthimet e bombave në Turqi si një pjesë filmi dhe ata që vazhdojnë të mbrojnë organizatat terroriste që janë shkaktarë të këtyre”, tha mes tjerash Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit