Në Gaza 3,000 bomba të pashpërthyera, vetëm këto paraqesin tërë arsenalin ushtarak të shumë shteteve

Më të lexuarat

Numri i bombave të pashpërthyera ka tejkaluar 3,000 bomba, që do të thotë se vetëm ato që nuk kanë shpërthyer përfaqësojnë 750 tonë lëndë plasëse (duke llogaritur një mesatare prej 250 kg për çdo bombë).

Këto lëndë plasëse janë të barabarta me arsenal ushtarak të disa shteteve të vogla, dhe janë shndërruar në burim për rezistencën, e cila i riciklon për t’i përdorur kundër ushtrisë pushtuese.

Përqindja reale e bombave të pashpërthyera është rritur nga 2% në 20%, çka tregon presionin logjistik dhe rënien teknike të performancës së forcave ajrore izraelite.

Përballë këtij volumi të çmendur zjarri, Gaza nuk u dorëzua, nuk ngriti flamurin e bardhë, por investoi në mbetjet e bombardimeve për t’i rikthyer kundër armikut.

Sikur një shtet i madh – si Franca apo Japonia – të përballej me këtë nivel të sulmeve ajrore dhe bombardimeve të vazhdueshme, infrastruktura e tij do të shembej dhe me të do të binte edhe vendimmarrja politike dhe ushtarake.

Por Gaza, e rrethuar dhe e varfër, vazhdon të qëndrojë, dhe rezistenca e saj vazhdon të krijojë e të luftojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit