7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Në cilën dorë të vjen libri( Pamje nga Dita e Gjykimit) – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Në cilën dorë të vjen libri

Allahu, i Plotëfuqishëm, thotë:
( فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمُ اقْرَؤُوا كِتَابِيهْ إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلَاقٍ حِسَابِيه فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَّاضِيَة فِي جَنَّةٍ عَاليةٍ قُطُوفُهَا دَانِيَةٌ كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا أَسْلَفْتُمْ فِي الْأَيَّامِ الْخَاليةِ وأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِشِمَالِهِ فَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيهْ وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيهْ يَا لَيْتَهَا كَانَتِ الْقَاضِيَةَ مَا أَغْنَى عَنِّي مَاليهْ هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيهْ ).
[ الحاقة:19-29 ]
Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t’u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim!
69:20. Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari.”
69:21. Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur,
69:22. në një kopsht të lartë,
69:23. frutat e të cilit do t’i kapë lehtë.
69:24. (Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!”
69:25. Por ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im
69:26. dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!
69:27. Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)!
69:28. Pasuria ime nuk më solli dobi
69:29. dhe më la fuqia ime!”
El-Haka
Ky përshkrim i Allahut i ndanë njerëzit në dy taborre:
Një pjesë që marrin librin me dorën e djathtë dhe pastaj shfaqin gëzimin dhe lumturinë e tij, fitimin e madh dhe përjetimin e begative të mëdha.
Pjesa tjetër e merr librin me dorën e majt dhe pastaj shfaq keqardhjen, pendimin dhe dëshirën që të mos e kishte lexuar librin dhe të mos ishte ndalë për llogari, dëshira që vdekja e parë të kishte qenë përfundimtare dhe të mos ringjallej e të mos llogaritej.
Pastaj i kujton disa shkaqe që e kanë penguar nga lumturia në ahiret, e prej tyre janë mashtrimi me pasuri dhe pushtet. Këto janë dy difekte të shumicës që u ndodh denimi i rrept.
Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit