20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Në Arabinë Saudite për herë të parë 30 gra hynë në përbërje të parlamentit

Më të lexuarat

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, për herë të parë në historinë e vendit të tij ka aprovuar pjesëmarrjen e grave në Këshillin e Lartë të Arabisë Saudite.

Këshilli i Lartë i Arabisë Saudite është organi më i lartë këshillues ku Mbreti Abdullah këshillohet për politikat e vendit.

Me qarkoren e miratuar nga Mbreti Abdullah, në Këshillin e Lartë grave u njihet 20 për qind e kuotave totale.

Në Këshillin e Lartë i cili deri më sot përbëhej vetëm nga meshkujt do të jenë prezentë edhe 30 gra.

Në seancat parlamentare, sipas dekretit, deputetet femra do të ulen veçmas nga burrat dhe do të përdorin një hyrje të veçantë.

Në procesin e reformave të filluara në vitin 2005 në Arabinë Saudite, me këtë të drejtë të njohur rishtazi grave është hedhur një hap i ri.

Mbreti Abdullah me një vendim që mori në vitin 2011, ka hapur rrugën për dhënien e të drejtës së votimit dhe zgjedhjes së grave në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit