13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Në Aeroportin e Prishtinës arrestohen dy vullnetarë që shkonin në Siri

Më të lexuarat

Qeveria e Thaçit tenton të shfaqë “vendosmërinë” kundër vullnetarëve nga Kosova që shkojnë për të luftuar në Siri, me këtë qëllim ajo ka arrestuar dy persona, me dyshimin, se ata kishin për qëllim të shkonin të luftonin atje.
Burime të Koha net. bëjnë me dije se në Aeroportin e Prishtinës sot janë arrestuar dy persona që kishin pasur për qëllim të shkonin në Siri për të luftuar.

Kundër tyre po zhvillohen hetimet paraprake.

Po, në Qeverinë e Kosovës është miratuar Projektligji për përcaktimin e veprës penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacione të jashtme paraushtarake apo parapolicore, në organizime grupore apo individuale, jashtë territorit të Kosovës.

Nëse Ligji, si i tillë, kalon edhe në Kuvendin e Kosovës, secili shtetas i Kosovës që i bashkohet ndonjërës prej këtyre strukturave mund të dënohet deri me 15 vjet burgim. /Koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit