8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ndryshimi i Kushtetutës, kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Më të lexuarat

Ndryshimi i Kushtetutës është kush për hyrje të Serbisë në Bashkimin Evropian, transmeton Koha.”Ndryshimin e Kushtetutës e kemi kusht për hyrjen në BE. Kur të jemi para dyerve, atëherë do të flasim për këtë, por ndryshimi duhet të jetë marrëveshje më e gjerë e subjekteve të ndryshme politike”, citon rts të ketë thënë mandatari për formimin e Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq.
Deputeti i DSS- së (Partia demokratike e Serbisë) Gjorgje Vukadinoviq sqaron se “edhe pse mandatari ka thënë se pozita e Kosovës në Kushtetutë nuk do të ndryshojë, shumë nga ata që insistojnë nën maskën e ndërrimeve të sistemi politik , kanë para sysh ndryshimin e preambulës që”.
Pasi i ka quajtur predikime patriotike, Vuçiq i është përgjigjur: ”Ju, gjatë të cilës kohë Kosova fitoi pavarësinë, si e keni mbrojtur – me dy kumtesa”, përcjell Koha.net.
Projekt ndryshimi i Kushtetutës n Kuvend pritet të dalë deri në fundin e vitit 2017. 

Në preambulën e Kushtetutës serbe shkruan se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit