12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ndryshimi fillon nga botëkuptimi

Më të lexuarat

Ndryshimi fillon nga botëkuptimi

                                     Malik ibn Nebij në librat e tij ka paraqitur një pasqyrë që përmblidhet në thënien se: Njeriu jeton në tre botë: Botën ideore, botën humane dhe atë materiale. Çdo qytetërim ka botën e tij ideore, shoqërore dhe materiale.
Me termin botë ideore nënkuptohet bashkësia e parimeve, përfytyrimeve dhe shembujve të cilat individi i gjen kurdoherë në shoqëri.
Në këtë botë bëjnë pjesë mendimet, ndjenjat dhe vlerat.
Me botën shoqërore nënkuptohet bashkësia e të gjitha lidhjeve dhe rregullave; mardhëniet dhe ligjet të cilat rregullojnë jetën e njerëzve që e përbëjnë këtë shoqëri.
Ndërsa në botën materiale bën pjesë gjithçka që prodhon shoqëria, që nga ndërtesat dhe rrugët, të mbjellat dhe prodhimet e deri tek  ndërtimet dhe shërbimet e të gjitha llojeve.
Nëse do t’i hedhim një sy kulturës sonë do të gjenim  parregullsi dhe çrregullime të mëdha.
Bota e mendimit është bërë shumë e varfër e ndërkohë neglizhohet bota shoqërore dhe marrëdhëniet në të. Argument i kësaj është shtimi prishjes së marrëdhënieve ndër njerëzore, moszbatimi i drejtësisë dhe shtimi i mizorive të ndryshme. Kjo është pasqyra që sjell neglizhencave e mardhënieve shoqërore. Ndërkohë që bota materiale që ne ndërtojmë është e varfër dhe nuk mund të krahasohet me atë çka prodhon e gjithë shoqëria.                    
 
                                     Nga duhet të fillojë përmirësimi?
 
Këtu vjen një pyetje e rëndësishme nga cili duhet të fillojë ndryshimi? Nga cila prej këtyre këndvështrimeve duhet të fillojmë? A duhet të fillojmë me ndryshimin e botëkuptimit në fillim? Apo është e nevojshme të fillojmë me përmirësimin e mardhënieve ndërnjerëzore? Dhe përse të mos jetë fillimi me ndryshimin e botës materiale hapi i parë?
 
Si përgjigje të këtyre pyetjeve do të thjeshtojmë fjalën e Malik ibn Nebijit rreth zgjidhjes së këtyre problemeve. Ai supozoi një dialog dhe shqyrtoi për këtë mendimtarët më të mirë rreth këtyre 3 degëve. Mes atyre që thonë se bota e mendimit është e para dhe atyre që thonë se bota konkrete është e para dhe pas studimeve të gjata i largoi këto zgjidhje. Mendoi se zgjidhja e kësaj çështjeje është se një botë është në punë dhe një tjetër është në lëvizje, ndaj kështu mund të zbulohet puna mbresëlënëse për këto 3 botë.
Le të përfytyrojmë bashkë jetën në Amazonë apo tek zezakët e Afrikës, botën primitive të mendimit të tyre në fillim dhe se si u tranportuan në Gjermani. Apo se si gjermanët u zhvendosën në Afrikë ose në Amazonë, çfarë ka ndodhur në atë kohë?
Është e qartë se gjermanët u kujdesën për zonën e Amazonës apo atë të Afrikës dhe e përmirësuan atë, ndërsa Gjermania u rrënua në ndërtime, në rrugë dhe në kulturë nga dora e fiseve primitive…
Ajo çka shohim nga kjo histori është se kur bota e mendimeve është e zhvilluar dhe ka ide, ka mundësi të ndërtojë botën materiale e cila e rrethon atë. Ndërsa e kundërta nuk mundet. Atëherë, bota materiale përparon kur përputhet me botën e mendimit, zhvillimi mund të shkatërrohet kur ndryshon me atë të mendimit. Ndaj dhe kjo është mëse e qartë dhe e arsyeshme. Bota e mendimit përbën pjesën e cila bën përpjekjet e mëdha. Kjo është e qartë, por është e natyrshme që të tria botët të punojnë pa shkëputje nga njëra – tjetra. Ky sqarim është për të gjetur se kush nga këto botë do të jetë e para në ndryshim.
 
  3 BOTËT  
 
BOTA E MENDIMIT                BOTA HUMANE        BOTA KONKRETE                                                                                                  
 
SHËMBULL TJETËR
 
Përfytyro një njeri i cili jetën e tij e ka të lidhur me lulet. Ai është i apasionuar pas tyre, si pasojë ai e njeh botën e tyre dhe marrëdhënia e tij do të jetë me shitjen e tyre, rritjen, prodhimin, kultivimin dhe gjithçka që lidhet me to.
Nëse ky person vendos të ndryshojë pasionin (konkreten) e tij, që ai të ketë ndikim në shoqëri. Pra ky vendos të studiojë Art, ndryshon botëkuptimi i tij pastaj fillon të ndryshojnë mardhëniet e tij. Ai të gjitha lidhjet do ti ketë me regjizorët, montazhierët dhe artistët e kësaj fushe. Pra si rrjedhojë do të zëvendësohet bota materiale e tij, nga shitja e luleve me botën e kinemasë dhe të teatrit e të tjera si këto.
 
Ndryshimi
 
Kur ne flasim për ndryshimin kjo çështje nuk ndryshon. Pa ndryshuar botën e mendimit njerëzit nuk mund të përparojnë. As pa heqjen e mendimeve vrasëse të cilat kundërshtojnë rizgjimin për ndryshim nuk mund të fjasim për ndryshimin e popullit. Pra pa u thelluar tek shembujt e shumtë njerëzorë që patën sukses në ndryshim, nuk i japim dot fund kësaj ngrirje dhe këtij qëndrimi ndaj mënyrave dështuese.
Çdo lëvizje për ndryshim ka filluar me demostrata për botën e mendimeve. Edhe Kur’ani në Meke erdhi me protesta për ndryshimin e mendime. Për të përmirësuar besimin edhe pse mundësitë ishin të dobta. Edhe Volteri në Francë lajmëron për kohën e rizgjimit. Po ashtu edhe Lenini me Marksin njoftuan për protestat që do të vijnë pas një kohe në Rusi.
Çdo protestë dhe lëvizje ndikoi në shoqëri – ishim apo jo dakord me to – dhe filloi një ndryshim në botën ideologjike (e të menduarit) që lajmëron për një kohë të re dhe thekson se ndryshimi i ardhëshëm do të vijë pa dyshim.
Nëse nuk besojmë në mundësitë tona është i pamundur ndryshimi. Pa besimin tek Zoti dhe tek fuqitë tona do të fillojmë të hedhim një hap para por do të kthehemi hapa pas.
Baza fikse është: “Allahu nuk e ndryshon gjëndjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre”. Dhe vetja përbëhet nga mendimet dhe ndjenjat.
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit