9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ndryshimet klimatike, shkaku i përmbytjeve në Gjermani

Më të lexuarat

“Përmbytje me përmasa historike” kështu i cilësoi  Kryeministri i Nordrhein-Westfalen Armin Lasset rreshjet shkatërruese të cilat shkaktuan mbi 130 viktima edhe dëme të pallogaritshme. Si qeveria federale ashtu edhe Komisioni besojnë se shkaku i përmbytjeve në Gjermani lidhet me ndryshimin e klimës.

Të vdekurit në Rheinland-Pfalz përfshijnë 12 banorë të një qendre për personat me aftësi të kufizuara. Stafi i qendrës nuk arriti t’i dërgojë të gjithë në katin e dytë pas përmbytjes së katit të parë.

“Unë jam i tronditur nga shkalla e katastrofës,” tha Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier . “Në këto kohë të vështirë,  vendi duhet të jetë i bashkuar”.

Shirat pushuan dje në disa zona, por kërkimi për njerëz të bllokuar ka vazhduar në qytetin Erfstad në Westphalia. Dhjetëra persona humbën jetën për shkak të shembjes së ndërtesave dhe rrugëve në këtë qytet për shkak të rrëshqitjes.

“Ne nuk e dimë numrin e të vdekurve, dhe në këto rrethana është shumë e vështirë të themi shifra të sakta,” tha kreu i policisë lokale.

Në periferinë e përmbytur të Erag në qytetin Trier, autoritetet lejuan banorët të hynin në shtëpitë e tyre për të marrë disa nga sendet e nevojshme. “Ishte tragjike të mos ndihmoje njerëzit.” Në të djathtë dhe në të majtë, shtëpitë po shembeshin “tha Frank Till, një banor i fshatit.

Ndërkohë, 1,300  persona rezultojnë ende të humbur. Në Belgjikë, numri i të vdekurve është rritur në 20, pas përmbytjeve që kanë përfshirë rrugët e qyteteve historike si Liège.

Nivelet e ujit në lumenjtë Meuse dhe Rhein kanë arritur nivele rekord, duke tejkaluar nivelet që në përmbytjet e 1993 dhe 1995. Kryeministri Holandez Mark Rutte ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincën jugore të Limburgut, raporton abcnews.al

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer  tha se shumë njerëz kishin humbur gjithçka për shkak të përmbytjes, “madje edhe rrobat që kishin veshur”, dhe  premtoi se do të siguronte për të gjithë ndihmën e nevojshme.

Kancelarja gjermane Angela Merkel  gjithashtu ka premtuar masa lehtësuese për viktimat e përmbytjes që nga e enjtja.

8“Intensiteti dhe kohëzgjatja e fenomeneve janë, sipas shkencës një tregues i qartë i ndryshimit të klimës.”  Kjo na tregon se duhet të ndërmarrin veprime sa më shpejt, “tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. s.ba/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit