6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ligji anti-LGBT, a mundet Hungaria “ të përçajë” BE-në?

Më të lexuarat

Nga Johnny Luk, Aljazeera

Ligji i ri i diskutueshëm anti-LGBT i Hungarisë, i cili hyri në fuqi më 7 korrik, ka rritur tensionet brenda BE-së. Projekt-ligji i ri – që përfshin Ligjin e ri për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Ligjin për Mbrojtjen e Familjes – u krijua fillimisht për të mbrojtur fëmijët nga pedofilët pas një skandali vitin e kaluar kur Ambasadori Hungarez në Peru mori vetëm një gjobë të vogël për posedimin e mijëra fotove të pahijshme të të miturve.

Problemet filluan, megjithatë, kur partia qeverisëse e Hungarisë Fidesz bëri disa ndryshime në qershor për të kufizuar arsimin dhe të drejtat LGBT, duke përfshirë informacionin e jashtëligjshëm të perceptuar si promovim i homoseksualitetit ose ndryshimit të gjinisë tek të miturit në shkolla, në reklama dhe madje edhe në shfaqjet televizive para 22:00, raporton abcnews.al

Ky ndryshim ka provokuar një përgjigje të furishme nga udhëheqësit e tjerë të BE-së. Kryeministri Holandez Mark Rutte mbajti një qëndrim më të vendosur, duke deklaruar në 24 qershor se Hungaria meritonte të largohej nga BE-ja dhe duke u zotuar ta vinte Hungarinë “në gjunjë” për çështjen LGBT.

Ligji i ri minon nenin 2 të traktatit themelues të BE-së, i cili thotë se diskriminimi ndaj askujt në bazë të seksualitetit, etnisë dhe gjinisë nuk lejohet sipas kushteve të anëtarësimit. Demokracia e Hungarisë është e re.

Vendi doli nga sundimi Komunist Sovjetik në 1991 dhe me shpejtësi të madhe kërkoi kërkoi të bashkohej me Perëndimin. Hyrja e saj në BE në 2004, me një aprovim të madh prej 83 përqind në një referendum të popullit, duhet të kishte çimentuar më tej pozicionin e Hungarisë brenda filozofisë demokratike perëndimore. Por kjo shpresë ishte jetëshkurtër, raporton abcnews.al

Qëndrimi i qeverisë hungareze ndaj komunitetit LGBT është vetëm shkelja e fundit e rregullave dhe vlerave të BE nga Hungaria. Që kur Kryeministri i ekstremit të djathtë Viktor Orban erdhi në pushtet në 2010, institucionet e krijuara për të frenuar kompetencat e shtetit, të tilla si një media e lirë dhe një gjyqësor i pavarur, janë përmbysur vazhdimisht.

Në ditën e parë të vitit 2012, qeveria e tij filloi të centralizojë gjyqësorin dhe uli në mënyrë dramatike moshën e pensionit për gjyqtarët nga 70 në 62, duke detyruar më shumë se 200 të dilnin në pension. Komisioni Europian vuri re dhe Gjykata Europiane e Drejtësisë e cilësoi atë të paligjshme në nëntor 2012.

Orban përfundimisht shfuqizoi rregullin e daljes në pension, por ndërsa vendimi ligjor u dha gjyqtarëve të drejtën e kompensimit ose rivendosjen e statusit të tyre gjyqësor, ai nuk garantoi rikthimin në role të larta, duke i dhënë fund karrierës së tyre në mënyrë efektive.

Si rezultat i këtij boshllëku, 90 përqind e gjyqtarëve, shumë prej të cilëve shiheshin nga Orban si shumë të pavarur për qeverinë, nuk fituan postet që dëshironin. Qeveria hungareze gjithashtu ka forcuar kontrollin e saj të medias duke konsoliduar median në një organ të vetëm, raporton abcnews.al

Orban ndoqi një qasje të ngjashme për të kontrolluar 11 universitetet e financuara nga shteti të Hungarisë, më parë bastionet anti-qeveritare dhe social liberale. Administratorët e besuar të këtyre fondacioneve janë emëruar gjithashtu drejtpërdrejt nga qeveria.

BE është në dijeni të prapambetjes demokratike të Hungarisë nën udhëheqjen e Orban, gjithnjë e më autoritare. Ish Presidenti i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker e ka cilësuar Orban si ” Diktator” personalisht gjatë samiteve të BE-së.

Orban as nuk po përpiqet të fshehë veprimet e tij. Për më tepër, Orban duket se do të shijojë antagonizimin e BE-së. Në fillim të këtij viti, në mes të zemërimit për shpërndarjen e vaksinave të BE-së, Hungaria u bë shteti i parë i BE-së që miratoi vaksinat ruse dhe kineze përpara miratimit nga rregullatori i ilaçeve të BE-së.

Në fakt, nuk ka asnjë rregull të BE-së për të ndaluar anëtarët për ta bërë diçka të tillë, por ai minon udhëheqjen e BE-së në këtë çështje. Orban është një strateg dinak. Ai ka ndihmuar që Hungaria të bëhet përfituesi i dytë më i madh neto i buxhetit të BE-së, duke marrë më shumë se 5 miliard euro më shumë sesa kontribuon përsëri në buxhetin e BE në vit.

Me një vend anëtar që nuk i ndjek më rregullat e BE-së ndërsa merr edhe paratë nga BE, situata për anëtarët e tjerë të BE-së është bërë e patolerueshme.  BE është ndërtuar mbi të drejtat dhe detyrimet të cilat ruhen me fanatizëm ndërsa përpiqet të harmonizojë rregullat, të zvogëlojë pengesat në tregti dhe të transferojë fuqinë larg shteteve individuale në qendrën e BE-së për të përmbushur ëndrrën e saj për të qenë të bashkuar.

Udhëheqësit e BE-së janë në konflikt  gjatë gjithë kohës për një sërë temash nga peshkimi te emigrantët e huaj dhe propozimet e buxhetit.  Pavarësisht fjalimeve të  shumta nga udhëheqësit e BE-së dhe në Parlament duke denoncuar lëvizjet e Hungarisë, asnjë nga këto qasje nuk e ka ndaluar Hungarinë të largohet nga idealet e BE-së.

BE mund të nxisë një proces gjyqësor për mosrespektim të ligjit të BE, duke vendosur  gjoba deri në 100,000 euro në ditë. Kjo ka të ngjarë të ndodhë tani, si pasojë e ligjit të ri anti-LGBT.  Për më tepër, më 9 korrik, anëtarët e Parlamentit Europian votuan me shumicë dërrmuese (459 pro, 147 kundër, 58 abstenim) në favor të Komisionit Europian.

Megjithatë, siç ka bërë më parë, Hungaria thjesht mund të fitojë kohë ose të gjejë boshllëqe për të minuar çdo vendim kundër saj. BE mund të përdorë një mekanizëm sanksionimi të njohur si neni 7, për të adresuar shkelje serioze dhe të vazhdueshme të vlerave të BE-së, duke përfshirë sundimin e ligjit, demokracinë dhe respektimin e dinjitetit dhe jetës njerëzore, raporton abcnews.al

Kjo mund të çojë në heqjen e të drejtës të votimit për vendin shkelës. Si Hungaria, ashtu edhe aleatja e  saj e ngushtë, Polonia, e cila gjithashtu po përfshihet në një shkallë të prapambetjes demokratike të saj, janë përballur me procesin e Nenit 7, por për ironi të fatit, janë vetë rregullat e BE-së ato që kanë parandaluar BE-në të ndërmarrë ndonjë veprim, pasi sanksionet kërkojnë një marrëveshje unanime nga shtetet e BE-së.

Nuk ka gjithashtu asnjë mekanizëm për të dëbuar një vend anëtar të BE-së kundër vullnetit të saj. Orban do të duhet të humbasë zgjedhjet e ardhshme në 2022  edhe opozita do të duhej të fitonte dy të tretat e vendeve parlamentare për të ndryshuar reformat joliberale që ai ka rrënjosur në kushtetutën hungareze.

Prandaj Hungaria do të vazhdojë të minojë aftësinë e BE-së për të ndikuar në mënyrë të vazhdueshme në vendet e tjera mbi normat demokratike. Sjellja e Hungarisë do të sigurojë gjithashtu një model për populistët e krahut të djathtë brenda vendeve të tjera anëtare të BE-së për të nxitur valën tjetër të agjitatorëve politikë.

BE mund të ngadalësojë qeverisjen autoritare të Hungarisë. Ashtu si Hungaria ka ndikuar në minimin e BE-së, BE-ja po bindet gradualisht me faktin se duhet të përdorë taktika të ngjashme. Duke dërguar Hungarinë në  Gjykatën Europiane të Drejtësisë mbi ligjin e fundit LGBT, zyrtarët e BE-së tani duken më të gatshëm të shkurtojnë fondet për vendin, duke përfshirë tërheqjen e fondeve të rëndësishme të rimëkëmbjes COVID për të ushtruar presion mbi Orban.

Kjo qasje mund të dëmtojë qytetarët hungarezë por do të tregojë dëshpërimin në rritje të BE-së për të bërë bashkë Hungarinë me pjesën tjetër të BE-së pasi e ardhmja e projektit të BE-së tani është në rrezik.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit