6.9 C
Pristina
Monday, December 5, 2022

NDIKIMI I RËNIES SË PERANDORISË OSMANE PËR MUSLIMANËT SHQIPTARË NË BALLKAN – Doc.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA

Më të lexuarat

Historia dhe çështja e muslimanëve shqiptarë është e lidhur ngushtë me fatin e Perandorisë Osmane. Është vërtetuar historikisht se shumë shqiptarë kanë qenë në funksione të larta shtetërore në administratën e Shtetit Osman[1]. Prej tyre ka pasur të atillë që kanë qenë në pozitën e ministrit apo madje edhe të kryeministrit, e po ashtu ka pasur edhe liderë fetarë.

Këto figura politike dhe fetare kishin një ofiq dhe thirreshin ‘Sadri Azem[2]’, ‘Shejhul islam.’ Janë diku rreth dyzet personalitete të larta shqiptare që i kanë ushtruar këto pozita në administratën osmane. Kështu, çfarëdo zhvillimi që mund të ketë ndodhur në Perandori dhe i çfarëdo fushe që të ketë qenë ai, gjithsesi se ka reflektuar edhe tek shqiptarët, si për të mirë, ashtu edhe për të keq.

Kjo epokë ka dhe një tjetër karakteristikë. Ajo shquhet për kryengritjen e disa liderëve shpirtërorë nga radhët e shqiptarëve. Ishin këto ditët e dobësimit të Perandorisë dhe dobësimi i saj nënkuptonte edhe dobësimin e shqiptarëve.

Në këtë kohë, shtetet fqinje të krishtera, me mbështetjen edhe të vendeve evropiane, nxitonin për t’u pavarësuar nga perandoria dhe paraqisnin rrezik për shqiptarët pasi që donin zgjerimin e shteteve të tyre në llogari të tokave shqiptare[3]. Mund të themi se deri diku ia kanë arritur qëllimeve të tyre, por kjo njëanshmëri dhe këto aspirata hegjemoniste do të mbesin njollë e pashlyer përjetësisht në historinë evropiane.

Nëse e kemi kuptuar këtë të vërtetë, atëherë bëjmë mirë të thellohemi edhe pak, në mënyrë që të arrijmë tek zanafilla e problemit dhe të zbulojmë se cilat ishin shkaqet që çuan në rënien e kësaj perandoria gjigante dhe cili ishte qëndrimi i shqiptarëve muslimanë karshi kësaj sfide (sprove) të madhe.

Për këtë, fjalën do t’ia japim historianit të famshëm, Dr. Imaduddin Halil[4], i cili thotë:

‘Degradimi nuk është një proces që nënkupton domosdoshmërisht rënien përfundimtare apo tërheqjen nga mejdani. Degradimi nuk ndodh rastësisht apo në periudha të shkurtra kohore. Përkundrazi, elementet e tij grumbullohen nga anë dhe aspekte të ndryshme në periudha të gjata, që zakonisht zgjasin me shekuj. Po kështu, degradimi nuk është pjellë e një shkaku, por e një grupi shkaqesh që janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe rrjedhimisht është vështirë që t’i ndash ato për të përcaktuar rrezikun e secilës veç e veç. Dukuria e degradimi formësohet dalëngadalë dhe për një kohë të gjatë, dhe në këtë proces ndikojnë shkaqe me natyra nga më të ndryshmet, si: të besimit, politikës, administratës, ekonomisë, shoqërisë, gjeografisë, vlerave kulturore-morale etj.’

Ndërsa ne, gjatë hulumtimit tonë për shkaqet e çështjes në fjalë, kemi arritur në pikat në vijim:

– Ngecja shkencore dhe teknologjike e Perandorisë[5],
– Fanatizmi kombëtar dhe nacional, i cili filloi të shfaqet në mjedise të krishtera në shtetin osman, të cilët e shihnin veten superiorë ndaj muslimanëve. Në fakt, nacionalizmi filloi me kryengritjen greke në vitin 1821.
– Pansllavizmi ruso-ortodoks, i cili luajti një rol të rrezikshëm në rrëzimin e Perandorisë Osmane, me qëllim të kinse çlirimit të të krishterëve nga osmanët[6].
– Zhveshja nga morali dhe jeta fetare, si dhe zhytja në korrupsion dhe gjëra të tjera të ndaluara fetarisht[7].
– Humbja e kontrollimit të plotë mbi sigurinë e popujve të perandorisë, për shkak të çlirimeve dhe luftërave të njëpasnjëshme. Perandoria qe zgjeruar në të tri kontinentet e botës, ndërsa kostoja e mbikëqyrjes ishte tejet e madhe. Historia e Perandorisë, përgjatë pesë shekujve të sundimit, njeh vetëm 28 vite pa luftëra32. Pra, ajo ishte lodhur dhe dobësuar nga gjithë këto luftëra.
– Përvetësimi i stilit perëndimor të jetesës, që nënkupton zhytjen në lukse dhe dëfrime, kostoja e të cilave i ngarkoi shtetit një sërë borxhesh të papërballueshme, të cilat, për pasojë, në kohën e Sulltan Abdul Mexhidit e çuan shtetin drejt falimentimit ekonomik.
– Shkak i rënies së Perandorisë, jo i drejtpërdrejtë, por siç thuhet i fshehtë, ishte edhe papërgjegjësia e dijetarëve muslimanë, thirrësve dhe hoxhallarëve në detyrat e tyre, respektivisht në thirrjen e njerëzve në zbatimin e fesë së Allahut, në ruajtjen e urdhëresave dhe ndalesave të Tij, në këshillimin reciprok, në urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja[8], e kështu me radhë.
– Disa mendojnë se degradimi i Perandorisë ka filluar me vdekjen e Sulltan Sulejman Kanuniut, në vitin 1566.
– Në periudhën e fundit, nacionalistët turq krijuan idenë e turanizmit dhe politikën e turqizmit, ide dhe projekt i ndyrë pas të cilit qëndronin çifutët ballkanas të maskuar me emra muslimanësh. (Pasojat e kësaj ideje ishin të paparashikueshme, madje edhe sot e kësaj dite janë evidente[9].)
– Futja e reformave administrative dhe ndërhyrjet në Kushtetutën e vendit (turq. tanzimati) nga ana e disa intelektualëve turq të shkolluar në vende perëndimore[10][11], të cilat ishin shenjë paralajmëruese e dobësimit dhe, më pas, rënies së shtetit osman.


Një përmbledhje të shkaqeve të rënies së shtetit osman e ka bërë edhe Dr. Ali Muhammed Salabi, citimin e të cilave do të sjellim shkurtimisht në vijim:

– Zbehja e miqësisë dhe armiqësisë në baza fetare (ar. el-vela ve-l-bera)
– Tkurrja e botëkuptimit të adhurimit (ibadetit)
– Përhapja e besëtytnive, shirkut dhe risive
Shfaqja e sofizmit të devijuar
– Aktivizimi i fraksioneve të devijuara
– Humbja e udhëheqjes sipas frymës fetare
– Mohimi i hapjes së derës së ixhtihadit
– Përhapja e padrejtësisë në vend
– Luksi dhe zhytja në epshe
– Kundërshtimi dhe ndarja në grupe e lëvizje.


Reformat, që përfshinin aspektin politik, fetar dhe shoqëror të perandorisë, edhe pse kishin për qëllim reformimin në nivelin e përgjithshëm të saj, i kushtoheshin veçanërisht muslimanëve dhe pas tyre qëndronin planet e fshehta çifute dhe të krishtera. Ndërsa sa i përket dëmeve të shkaktuara nga këto reforma, pra dëmeve për shqiptarët muslimanë, hulumtuesit kanë numëruar si më kryesoret:

1. Largimin e shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse. Para reformave, shqiptarët kishin pozitat kryesore, ndërsa më pas ata u zëvendësuan me figura dhe personalitete të tjera, edhe nga të huajt (joturqit)[12]. Kjo gjë nuk kaloi pa provokim konfliktesh të shqiptarëve me këta përfaqësues të rinj të huaj që vinin në tokat shqiptare.


2. Ideja e reformimit e rëndoi tej mase gjendjen e shtresës së varfër, ngase deri atëherë shërbimi ushtarak paguhej dhe ishte i përkohshëm, ndërsa me reformim jo vetëm që u zgjat koha e shërbimit në 7-12 vite, por u hoq edhe pagesa që ishte më parë37.


Doc.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA

BARRIERAT E DIALOGUT DHE SHKAQET E DËSHTIMIT TË TIJ NË KOHËN BASHKËKOHORE (përvoja e Kosovës me serbët si shembull)

[1] Alpan, P. Nexhip-Kaci, Nesim. Shqiptarët në Perandorinë Osmane, f. 22-23.

[2] ‘Sadri Azem’ ka qenë një post i ngjashëm me postin e Kryeministrit të sotëm. Për më shumë shih: Saban. Suhejl. El-Mu’xhem el-meusijj lil mustalaht el-uthmanijjeh et-tarihijjeh. F. 143-144.

[3] Për padrejtësitë dhe gabimet e Perëndimit ndaj shqiptarëve muslimanë, shih këtë punim të vyer: Erik Siesby. Kosova, part of the former Yugoslavia. Source: Turkish Daily News, http://www.witnesspioneer.org/vil/Articles/politics/kosova_formes_yogoslavia.htm

[4] Shih: Havle avamili ted’huri-l-hadareti-l-islamijjeh, revista: Texhdid, f. 9-49.

[5] McCarthy, Justin. Death and exile, f. 5-6; Poullton, Hough. Muslim identity and the Ballkan state, 15.

[6] Ibid.

[7] Wire, John. Albania the rise of a Kingdom, f. 1; Biberaj, Elez. Albania, a socialist Maverick. F. 13; Maksudoglu, Mehmet. Ottoman history based mainly on Ottoman sources, 340-346. 32 Feraj, Hysamedin. Skicë e mendimit politik shqiptar, f. 68-77.

[8] Castellan, Georges. Histori e Ballkanit, shek: XIV-XX, 217-218; Alpan, P. Nexhip-Kaci, Nesim. Shqiptarët në Perandorinë osmane, f. 22-23.

[9] Këtë mendim e mbron Prof. Dr. Muhammed Behauddin Husejn, profesor im Allahu e mëshiroftë, prof. i asociuar në Universitetin Ndërkombëtar Islam në Malajzi. Takimi është zhvilluar më datë 11.03.2003.

[10] Rizaj, Skender. Lidhja shqiptare e Prizrenit, f. 51; Castellan, Gerges. Histori e Ballkanit, f.

[11] ; Maksudogllu, Mehmet. Ottoman histori basen only on Ottoman sources, f. 328-329.

[12] Feraj, Hysamedin. Skicë e mendimit politik shqiptar, f. 68-77. 37 Ibid.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit