10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

NDIHMO VËLLAUN – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

NDIHMO VËLLAUN!

Nga të drejtat që posedon vëllai ndaj vëllait të tij musliman, është zgjidhja e problemeve dhe brengave të tij, duke ia lehtësuar sipas mundësive vështirësitë që ka. E gjithë kjo bën pjesë tek të drejtat që posedon vëllai ndaj vëllait të tij musliman.

Në një hadith, Muhamedi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ia lehtëson një muslimani një brengë nga brengat e kësaj bote, Allahu do t’ja lehtësojë atij një brengë nga brengat e botës tjetër.”

Ai që mbulon të metat e një muslimani, Allahu do t’ja mbulojë atij në këtë botë dhe në botën tjetër.

Nga të drejtat që posedon vëllai ndaj vëllait të tij musliman, është qëndrimi pranë tij në kohë krizash dhe problemesh, të ndihmuarit e tij në kohë vështirësish.

Në një hadith, Muhamedi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Allahu e ndihmon robin e Tij, përderisa ai ndihmon vëllain e tij.”

Nga të drejtat që posedon vëllai ndaj vëllait të tij musliman, është ti lehtësojë punët në shlyerjen e borxhit. Nëse ai nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë, të mos e ngarkojë me gjëra që nuk mundet ti përballojë apo të parashtrojë ankesa kundër tij, të mos e injorojë përpara njerëzve por ta durojë derisa Allahu ti lehtësojë punët.

Allahu i Madhëruar thotë: “Në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, priteni derisa të vijë një lehtësim. E nëse ia falni në emër të lëmoshës, ajo është më e mirë për ju nëse e dini.”

Nga të drejtat që posedon vëllai ndaj vëllait të tij musliman, është ti ruaj nderin kur flasin njerëzit e papërgjegjshëm dhe shpifin shpifësit.
Nëse nderi i një muslimani apo muslimaneje shahet në praninë e ndonjërit, dhe ai i del në ndihmë duke e mbrojtur, Allahu i Madhëruar do t’ia ruaj fytyrën këtij njeriu nga zjarri i xhehenemit në ditën e gjykimit.

O Zot, na fal neve dhe vëllezërit tanë besimtarë që ishin para nesh dhe mos lër në zemrat tona smirë për ata që besuan, Zoti ynë, vërtet Ti fal dhe je Mëshirues i madh!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit