17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ndërpret gërhitjen dhe pastron ajrin: Këtë bimë duhet ta mbani në dhomën e gjumit!

Më të lexuarat

Kjo bimë do të sjellë freski në shtëpinë tuaj dhe do ta pastrojë ajrin në dhomën e gjumit, sepse prodhon oksigjen gjatë natës

Fjala është për bimën Bromelia, e cila ka prejardhjen nga Amerika Jugore dhe rritet në lartësinë deri në gjysmë metri.

Është e përshtatshme për mbajtje në hapësirë të mbyllur dhe kërkon dritë mesatare deri të fortë, temperatura minimale duhet të jetë 15 gradë Celsius. Është me rëndësi vetëm që assesi të mos e vendosni në dritë të drejtpërdrejtë të diellit.

Shumëzohen nga farërat dhe filizat, derisa disa lloje mund të shumëzohen edhe me ndarje. Gjithashtu, mund të ndahen edhe fletët e reja para lulëzimit.

Me rozetën e bimës së rritur kryesisht dalin edhe filizat, dhe kur arrijnë madhësinë e një të tretës së bimës amë, duhet me kujdes të ndahet dhe të mbillet në saksi të veçantë.

Fatkeqësisht, shumica e filizave vyshken dhe thahen pas lulëzimit të parë dhe të vetëm. Mirëpo, lehtë shumëzohen me filiza. Filizin duhet mbjellë në përzierje të turbës, rërës dhe lëvoreve të imta të drurit.

Rozeta duhet të jetë mbi dhe së paku një centimetër. Kërkon ujitje të rregullt dhe lagështi, andaj ujin i cili mblidhet në enë rregullisht zbrazeni.

Enën në të cilën e mbillni filizin vendoseni në një pjatë me zhavorr, e cila duhet të jetë pjesërisht mbushur me ujë. Kini kujdes që rrënjët të mos jenë të zhytura në ujë.

Kjo bimë nuk jeton gjatë dhe fillon të vyshket pas lulëzimit. Prandaj mund ta rimbillni që të krijojë filiza.

Bromelia ka edhe cilësitë e veta shëruese. Është treguar shumë efikase në luftën me gërhitjen e mërzitshme.

Shkaqet e gërhitjes mund të jenë ftohja, gjuha e dëmtuar, mukoza e dëmtuar.

Gërhitja për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, madje edhe goditje në zemër dhe tru.

Veç kësaj, pastron ajrin në hapësirat e mbyllura.

Bromelia prodhon oksigjen gjatë natës dhe jo gjatë ditës si shumica e bimëve, gjë që përmirëson cilësinë e ajrit, e me vet këtë edhe gjumin

Studimi me materie organike ka treguar që kjo bimë është efikase në eliminimin e gjashtë kimikateve të ndryshme nga ajri, ndër të cilat janë acetoni dhe benzina. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit