13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Askush nuk i transmetoi drejtëpërdrejtë në Facebook të shtënat në Zelandë të Re”

Më të lexuarat

Facebook ka deklaruar se asnjë prej rreth 200 personave, që panë transmetimin e drejtpërdrejtë të sulmit terrorist në dy xhami në Zelandën e Re, nuk ka raportuar videon në këtë rrjet social.

“Videoja arriti në 4 mijë shikues para se të largohej”, tha Facebook në një njoftim me shkrim, duke shtuar se videoja u raportua në Facebook 29 minuta pasi filloi transmetimi i drejtpërdrejtë dhe 12 minuta pasi i njëjti përfundoi.

“Ne larguam videon e sulmuesit brenda pak minutash nga shpërndarja e saj, ndërsa pas kësaj ne siguruam një rezervë në terren për autoritetet e zbatimit të ligjit”, tha Chris Sonderby, zv/drejtori i përgjithshëm i rrjetit social Facebook.

50 persona mbetën të vrarë kur një terrorist hapi zjarr në dy xhami gjatë namazit të xhumasë në Christchurch të Zelandës së Re.

Brenton Harrison Tarrant, një australian 28-vjeçar, akuzohet për masakrën.

Facebook dhe platformat e tjera të njohura të internetit kanë punuar për të larguar videon nga faqet e internetit të tyre, por videoja vazhdon të qarkulloj në internet.

Facebook tha se ka larguar 1.5 milionë kopje të videos, me shumicën e tyre të bllokuara gjatë ngarkimit, duke parandaluar që videoja të shtohet në faqen e internetit të mediave sociale.

Por, para se kompania fillimisht të lajmërohet për videon, tha Sonderby, një përdorues i faqes së internetit 8chan e postoi videon për shpërndarje.

8chan është një faqe e internetit relativisht liberale, e mbushur me përmbajtje të dhunshme, të turpshme dhe ndonjëherë ilegale./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit