Nastase tenton vetëvrasjen pas dënimit për korrupsion

0
42

Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase tentoi dje të vetëvritej pasi një gjykatë e dënoi me dy vjet burg për korrupsion, njoftoi avokati i tij.

Media rumune tha se Nastase ndodhet aktualisht në një spital të Bukureshtit.

Ndërkohë, sipas burimeve mjekësore, Nastase ka tentuar të vetëvritej në kohën kur policia kishte shkuar për ta arrestuar.
Kryeministri aktual rumun, Victor Ponta deklaroi sot se gjendja e tij shëndetësore është nën kontroll. Ish-kryeministri rumun u dënua dje me dy vjet burg për korrupsion.
Nastase është drejtuesi i parë i lartë rumun i dënuar për korrupsion./albtime/kohaislame