19.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Namazi i xhenazes

Më të lexuarat

Namazi i xhenazes është “farz kifaje” (obligim kolektiv), që do të thotë se, në qoftë se e falin një grup muslimanësh, të tjerët lirohen prej këtij obligimi.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e kanë ftuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem për t`ia falur namazin e xhenazes një mashkulli, i cili i kishte pasur borxh një muslimani. Në këtë rast, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i pyeti të pranishmit se a e ka lënë i vdekuri dikë që ia paguan borxhin. Nëse ka lënë dikë, ia ka falur namazin, e nëse nuk ka lënë askë për t`ia paguar borxhin, u është drejtuar muslimanëve duke u thënë: “Faljani namazin të vdekurit tuaj.”(Buhariu)

Vlera e namazit të xhenazes

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush qëndron derisa të falet namazi i xhenazes, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që qëndron derisa varroset, shpërblehet me dy kirate.” Të pranishmit e pyetën se ç`janë dy kirate. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u përgjigj: “Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha të Uhudit.” (Buhariu dhe Muslimi)

Falja e namazit të xhenazes

Së pari duhet vendosur xhenazja në drejtim të kibles, kurse imami dhe të pranishmit qëndrojnë pas xhenazes duke u rreshtuar në tre safa (rreshta) apo më shumë. Transmetohet nga Merthed ibn Abdullah El-Jezenijj se ka thënë: “Kur Malik ibn Hubejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, e falte namazin e xhenazes, njerëzit i radhiste në tre safa e pastaj u thoshte se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kujt i falet namazi i xhenazes prej tre safave, atij i është premtuar xheneti.” (Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)

Pastaj bën nijet (me zemër) për të falur namazin e xhenazes. Merr tekbirin fillestar duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësinë e supeve.
Pas tekbirit të parë, lexo suren El-Fatiha:

El-hamdu lil-lahi rabbil alemin
Er-Rahmanir-Rahim
Maliki jeumid-din
Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
Ihdinas-siratal-mustekim
Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril-magdubi alejhim ue led-dal-lin (Amin)
Merret tekbiri i dytë duke thënë Allahu Ekber (nëse dëshiron i ngre duart në lartësinë e supeve) dhe thua: “All-llahumme sal-li ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.”

Merr tekbirin e tretë, njësoj si të dytin, duke thënë Allahu Ekber dhe thua njërën prej këtyre duave: “All-llahumme-gfir li hajjina ve mejjitina ve shahidina ve gaibina ve sagirina ve kebirina ve dhekerina ve unthana. All-llahumme men ahjejtehu minna fe ahjihi alel Islam ve men teveffejtehu minna fe tevefihi alel iman. All-llahumme la tahrimna exhrehu ve la tudil-lena ba`dehu.”
(O Zot, fali të gjallët (nga ne) dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të vegjlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Zot, atij ndër ne që i dhurove jetë, udhëzoje (bëje) të jetojë në Islam, kurse atij që ia merr jetën, merrja duke qenë me iman. O Zot, mos na ndalo prej shpërblimit të tij dhe mos na bëj të humbur pas tij.) (Ibn Maxhe dhe Ahmedi)

Ose këtë dua: “All-llahumme-gfir lehu ver-hamhu ve afini va`fu anhu, ve Ekrim nuzulehu, ve vessi` mudhalehu, vagsilhu bil mai veth-thelxhi vel beredi, ve nekkini minel hataja kema nekkajte eth-thevbel ebjeda mined-denesi, ve ebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi ve zevxhen hajren min zevxhihi, ve ed-hilhul xhennete ve e`idhhu min adhabil kabr ve adhabin-nar.”
(O Zot, falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe ki ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mirë dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë nga njollat, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (bashkëshorten) me një më të mirë, fute në xhenet dhe mbroje prej dënimit të varrit dhe dënimit të zjarrit.) (Muslimi)
Pastaj merr tekbirin e katërt dhe të fundit, njësoj si tekbiret e mëparshme, duke thënë Allahu Ekber dhe bëj lutje për vete dhe për të gjithë muslimanët. Preferohet që të bëhet kjo lutje: “All-llahumme Rabbena atina fid-dunja haseneten ue fil-ahireti hasaneten ue kina adhaben-nar.”
(O Zoti ynë, na jep neve të mira në këtë botë dhe botën e ardhshme (Ahiretin) dhe na mbro prej zjarrit të xhehenemit.)

Pastaj jep selam në anën e djathtë duke thënë: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah” dhe kështu përfundon namazin.

Vërejtje: Duhet pasur kujdes që gjatë faljes së namazit të xhenazes të themi suren El-Fatiha sepse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka namaz kush nuk e këndon suren El-Fatiha.

”Mënyra e faljes së namazit të xhenazes

I falet namazi i xhenazes muslimanit, i madh qoftë apo i vogël, mashkull apo femër.

I falet namazi fëmijës i cili ka dështuar nga nëna shtatzënë, n.q.s i ka mbushur 4 muaj.

Nuk i falet namazi fetusit i cili ka dështuar pa mbushur akoma 4 muaj, pasi atij akoma nuk i është futur shpirti. Nuk lahet e nuk qefinoset, por futet në tokë në çdo vend.

Gjatë faljes së namazit të xhenazes imami (prijësi) qëndron në drejtim të kokës së burrit, e në mes të xhenazes kur ajo është femër, ndërsa njerëzit e tjerë falen pas tij.

Namazi i xhenazes ka katër tekbire

  1. Pas tekbirit të parë lexohet surja El Fatiha.
  2. Pas tekbirit të dytë bëhen salavate mbi profetin (alejhi selam).“Allahume  sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema salejte ala Ibrahijm ue ala ali Ibrahijm ineke hamidun mexhid.”

O Zot, ki mëshirë ndaj Muhamedit dhe familjes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.”

Allahume barik ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema barekte ala Ibrahijme ue ala ali Ibrahijm ineke hamidun Mexhid.”

“O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.”

  1. Pas tekbirit të tretë lutesh për të vdekurin, si dhe thua duanë e transmetuar:

“Allahume gfir li hajjina ue mejjitina, ue shahidina ue gaibina, ue sagirina ue kebirina, ue dhekerina ue unthaana. Allahumme men ahjejtehu minna feahjihi alel Islam,ue men teuefejtehu minna feteuefehu alel Ijman. Allahumme la tahrimna exhrehu ue la tudil-lena ba`dehu.

“O Zot fali të gjallët (nga ne) dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të vegjlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Zot atij ndër ne që i dhurove jetë, udhëzoje të jetojë në Islam, kurse atë që ia merr jetën, merrja duke qenë me Iman. O Zot, mos na ndalo prej shpërblimit të tij dhe mos na bëj të humbur pas tij.”   Transmeton: Ibën Maxheh dhe Ahmedi

“Allahumme gfir lehu uer-hamhu ue afihi ue`fu anhu, ue Ekrim nuzulehu, ue uesi` mud-halehu, uegsilhu bil-mai ue thelxhi uel-bered, ue nekkihi minel khatajje kema nekkajte eth-theubul ebjad mine-denes, uebdilhu daren hajren min darihi,ue ehlen hajren min ehlihi, ue zeuxhen hajren min zeuxhihi, ue ed-khilhul-Xhennete, ue`idhhu min adhabil-kabr ue adhabin-nar.

“O Zot falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe ki ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mire dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë. Pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga njollat. Zëvendësoja shtëpinë me një më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (bashkëshorten) me një më të mirë. Fute në xhenet dhe mbroje nga dënimi i varrit dhe dënimi  zjarrit.” Transmeton Muslimi

Nëse i vdekuri është fëmijë thuhet kjo dua:

“Allahumme xhealhu lena feraten, ue selefen ue exhren.”

“O Zot jepi këtij përparësi nga ne dhe jepi shpërblim.”

“Allahumme e`idhhu min adhabil kabr.”

“O Zot mbroje nga dënimi i varrit.

  1. Pas tekbirit të katërt thuhet:“Rabbena atina fi dunja hasanaten ue fil ahireti hasaneh ue kinaadhaben nar.

“O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në tjetrën dhe ne ruaj nga dënimi i zjarrit.”

Pas thënies së duasë jepet selam vetëm nga e djathta, ose nga të dy krahët.

02.12.2006

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit