23.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim zv/kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Burhan Işleyen

Më të lexuarat

Prishtinë, 11 tetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot ka pritur në takim zv/kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Burhan Işleyen, i shoqëruar nga Murat Alkan, Drejtor i përgjithshëm në Dijanetin e Turqisë dhe Junus Koçan, imam në xhaminë “Haxhi Bajram Veli” në Ankara.

Fillimisht Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me zhvillimet dhe ecuritë e aktivitetet që po bënë BIK-u në organizimin e jetës fetare, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet BIK-u. Myftiu falënderoi kryetarin e Dijanetit, z. Erbash dhe institucionin e Dijanetit që po bënë për Kosovën, si dhe qeverinë dhe popullin turk. Ai vlerësoi raportet dhe marrëdhëniet shumë të mira me ambasadën turke, institucionet turke që veprojnë në Kosovë, ambasadorin Çağrı Sakar, këshilltarin për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak, dhe shprehu një falënderim të veçantë për qeverinë dhe popullin turk, të cilët vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në situatat më të vështira, e po ashtu vazhdojnë edhe më tej ta ndihmojnë për integrime në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.Nga ana e tij, zv/kryetari i Dijanetit të Turqisë, Burhan Işleyen, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe solli përshëndetjet nga kryetari Erbash . Ai shprehu kënaqësinë që sot gjendet për vizitë në Kosovë dhe përgëzoi myftiun Tërnava për sukseset dhe arritjet që ka shënuar BIK-u nën udhëheqjen e tij. Ai premtoi përkrahjen e shtetit të Turqisë dhe të Dijanetit për BIK-un dhe për Kosovën. Myftiu Tërnava dhe zv/kryetari Dijanetit të Turqisë, Burhan Işleyen në mbrëmje do të marrin pjesë në manifestimin për mevlud që do të mbahet në Prizren.

The post Myftiu Tërnava priti në takim zv/kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Burhan Işleyen appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit