4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga organizata humanitare “Deniz Feneri” nga Turqia

Më të lexuarat

Prishtinë, më 11 tetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion nga organizata humanitare “Deniz Feneri” nga Turqia, në krye me z. Ismail Selimin.

Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu ata me funksionimin e jetës fetare në Kosovë, me theks të veçantë për aktivitetet humanitare që i zhvillon Bashkësia Islame e Kosovës përmes shoqatës së saj humanitare “Bereqeti”. Ai tha se “Bereqeti” në vazhdimësi, falë edhe ndihmës së bamirësve, po qëndron pranë familjeve nevojtare anekënd Kosovës.

Myftiu Tërnava me këtë rast falënderoi organizatën “Deniz Feneri” për ndihmat e vazhdueshme dhënë për shoqatën “Bereqeti”, duke shprehur kështu mirënjohjen e tij të thellë për këtë bashkëpunim të mirë që kanë ndërmjet vete dy shoqatat.

Vlen të përmendet se organizata “Deniz Feneri” është një ndër organizatat më kontributdhënëse dhe ndihmuese të Shoqatës “Bereqeti”. Ata gjatë ditës së sotme kanë sjellë në Kosovë edhe dy kontingjente me ndihma për “Bereqetin”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit