10 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Muslimanëve ujgurë u kërkohet nga autoritetet kineze të dorëzojnë pasaportat për “verifikim”

Më të lexuarat

Të gjithë banorët e Xinjiangut, rajonit më të madh kinez me muslimanë, duhet të dorëzojnë pasaportat pranë policisë lokale për “verifikime të mëtejshme”, raporton Global Times, një gazetë qeveritare.

Ndonëse urdhri ka të bëjë me të gjithë banorët e atij rajoni, shumë njerëz në Xinjiang, ku jetojnë mbi 10 milionë muslimanë ujgurë, ankohen nga diskriminimi, përfshirë mohimin për të aplikuar për pasaportë dhe kontrollet e shtetit mbi kulturën dhe fenë e tyre.

Në muajin tetor, zyra për sigurinë publike postoi një direktivë në një llogari të verifikuar në median sociale ku u kërkohej banorëve që t’i dorëzonin pasaportat në polici.

Në urdhër thuhej: “Kushdo që refuzon të dorëzojë pasaportat do të mbajë përgjegjësi.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit