15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Muslimanët afrikanë të diskriminuar në Gjermani

Më të lexuarat

Afrikanët, posaçërisht ata muslimanë, përballen me një diskriminim në rritje në Gjermani për shkak të islamofobisë. Kjo është ajo për çka ngre zërin një grup monitorues i OKB-së.

“Muslimanët me prejardhje afrikane po përballen me kohë gjithnjë e më të vështira në gëzimin e të drejtave të tyre për shkak të islamofobisë dhe afrofobisë,” ka nënvizuar në një konferencë shtypi në Berlin Ricardo Sunga, drejtuesi i grupit të punës të ekspertëve të OKB-së për njerëzit me prejardhje afrikane.

Sipas raportimit të Anadolu Agency, Sunga do të thoshte gjithashtu se, “Shumë studentë muslimanë me prejardhje afrikane e përshkruajnë si dramatike përvojë e tyre në shkollë, ndërsa përballen jo vetëm me racizëm për shkak të ngjyrës, por edhe me racizëm antimusliman.”

Ky grup ekspertësh i OKB-së e vizitoi këtë muaj Gjermaninë për ta parë nga afër gjendjen e të drejtave njerëzore të atyre me prejardhje afrikane që qëndrojnë në këtë vend.

“Femrat muslimane me prejardhje afrikane përballen me diskriminim të mëtejshëm kur bëhet fjalë për të hyrë në tregun e punës,” do të vinte në pah drejtuesi i këtij grupi ekspertësh të OKB-së.

Ai u bëri thirrje autoriteteve gjermane që t’i luftojnë të gjitha format e diskriminimit racor, të ksenofobisë e afrofobisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit