Mulla Idriz Gjilani dhe bmrojtja e Bujanovcit (1944) – Dialogu i hoxhës trim me vullnetarët e mbrojtjes së kufirit lindor

Më të lexuarat

Në librin e dr. Muhamet Pirraku mbi Mulla Idriz Gjilanin, përmendet dialogu i hoxhës trim me ushtarët e tij, në vijën e mbrojtes së kufirit lindor të Shqipërisë nga partizanët komunistë sllavë dhe çetnikët serbë, para betejës për mbrojtjen e Bujanovcit, të 29-31 Tetor, të vitit 1944. Një grup luftëtarësh do të tubohen rreth komandantit të tyre, që kishte fituar famë. Më se një orë, Mulla Idrisi qëndroi midis tyre dhe u përgjigj në shumë pyetje të luftëtarëve shqiptarë të moshave prej 14-74 vjeç, që ishin të pranishëm në atë llogore burrash.

Dialogu në Llogore

– “A do ta fitojmë luftën, Komandant?” – e pyeti shkoqur, një luftëtar Mulla Idrisin, por nuk i largonte sytë nga pushka, të cilën e fshinte me dashuri dhe për lakmi. Komandanti iu përgjigj shkurt:

“Humbë vetëm ai popull, që nuk lufton për Vatanin e vet!”

 

– “Çka është Vatani, Mulla Idris?!” – shtroi pyetjen një luftëtar i lodhur dhe gati i përgjumur, por pushkën e shtrëngonte me të dyjat, që mos t’i binte në tokë.

​– “Vatani është Shqipëria, është toka ku u lind i pari jonë, ku i kemi varret e baballarëve, ku shqiptari është trashëguar djalë pas djali!” – iu përgjigj Mulla Idrisi.

​Një luftëtar, që nuk i kishte kaluar të katërmbëdhjetë pranverat, mbështetur me faqe për pushkën dhe, vetëm ai ishte ngritur në gjunjë për ta parë komandantin e vet duke folur, pyeti, si pa rend, duke ia prerë fjalën edhe Mulla Idrisit: “Sa është Shqipëria komandant…?”

​– “Biri im, iu drejtua Mulla Idrisi tashmë me një butësi jo të komandantit të vrashë, por të prindit, Shqipëri është krejt vendi ku uji i thuhet ujë, e ku bukës i thuhet bukë. Ky vend dikur ka qenë shumë i madh, por tash, siç shkroi gazeta ‘KOSOVA’, ka vetëm 74000 km². Të mos luftosh për ta bashkuar këtë tokë është tradhti. Të bëhesh kurban i lirisë së kësaj toke, është pavdekshmëri dhe Lavdi e Perëndisë, sepse vetëm Shehidi për atdhe e fe nuk përgjigjet për gabimet dhe fajet në këtë botë. Ai shkon i pastër te Zoti, sepse është i larë me gjakun e vet…”

​Një luftëtar i moshuar, mbi të gjashtëdhjetat, ndërhyri me një pyetje me tendencë të caktuar:

“Kush jemi në rrugë të drejtë: Ne, Mbrojtja Kombëtare e Kufirit, apo vëllezërit tanë partizanë-komunistë, të cilët e morën Shqipërinë dhe hynë në Kosovë, me luftë të përbashkët me shkijet…?!”

​Mulla Idrisi, me gjasë, nuk e kishte pritur një pyetje të tillë. Ndonëse bënte ftohtë vjeshte, i shpërthyen djersët, avull! Për një çast, heshti. Së pari nxori Kur’anin nga xhepi, e vuri mbi tokë dhe revolen ia vuri mbi, pa e lëshuar nga dora:

“Pasha këtë Kur’an të Allahut, Dheu i kësaj Shqipërie të mos më lëshojë brenda, na jemi në luftë të drejtë para Zotit, para popullit, para historisë dhe para Vatanit…”

 

Përfundim

​Rishkrimi i historisë është domosdoshmëri, për të larguar nderimin për të gjithë emrat e figurave shqiptare-komuniste (nga shkollat, rrugët dhe lapidarët), që i sollën Kosovës dhe Shqipërisë dy regjime të cilat edhe u’a tjetërsuan besimin në Zot edhe ua zëvendësuan dashurinë ndaj atdheut në dashuri ndaj vëllazërim-bashkimit (socialist, sllavocentrik).

/Asdren Bytyqi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit