19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mrekullia e syrit! Përmendja në Kur’an! Rezultatet studimore mahnitën shkencëtarët

Më të lexuarat

Të pamurit, mënyra sesi ne shikojmë është një mrekulli dhe dhuratë nga Krijuesi i Gjithësisë. Syri është pjesë e rëndësishme e jetesës sepse pa të do të ishte shumë e vështirë jetesa. Ka prej njerzve qe nuk meditojnë as nuk mendojnë rreth kësaj dhuratë të madhe që Krijuesi i Gjithësisë i ka dhënë njeriut. Çdo njeri ka të drejtën e tij të dijë dhe të mësojë më shumë rreth qënies së tij. Një ndër pyetjet që kërkon më së tepërmi përgjigje është:

Çfarë është syri?!

Syri është njëra prej dëshmive më të dukshme se gjallesat janë krijuar. Të gjitha organet e të pamurit, duke përfshirë sytë e shtazëve dhe syrin e njeriut, kanë një projektim tejet mahnitës dhe të përkryer. Ky organ i jashtëzakonshëm është aq shumë kompleks sa që tejkalon madje edhe pajisjet më të sofistikuara në botë. Syri i njeriut është një sistem shumë i komplikuar që përbëhet prej

bashkimit të nja 40 komponenteve të veçanta. Le të marrim parasysh vetëm njërën prej këtyre komponenteve: për shembull, thjerra. Zakonisht nuk e kuptojmë, por ajo që na mundëson që t’i shohim gjërat qartë është përqendrimi i vazhdueshëm automatik i thjerrës. Poqese dëshironi, mund të bëni një eksperiment të vogël në lidhje me këtë: mbani gishtin tuaj tregues

lart. Pastaj shikoni në majën e gishtit tuaj, pastaj në murin pas tij. Sa herë që të shikoni nga gishti juaj në mur do të ndjeni një përshtatje. Kjo përshtatje bëhet nga muskuj të vegjël përreth thjerrës. Sa herë që të shikojmë diçka, këta muskuj hyjnë në veprim dhe na mundësojnë të shohim atë që shikojmë qartë duke ndryshuar trashësinë e thjerrës dhe duke e kthyer atë në këndin e duhur në raport me dritën. Thjerra bën këtë përshtatje në çdo sekond të jetës sonë dhe nuk gabon kurrë. Fotografët bëjnë përshtatjet e njëjta në kamerat e tyre me dorë dhe nganjëherë iu duhet të mundohen mjaft kohë për të gjetur fokusin e duhur. Gjatë 10 deri 15 viteve të fundit, teknologjia bashkëkohore ka prodhuar kamera me fokus automatik, por asnjë kamerë nuk mund të përqendrohet aq shpejtë sikurse syri. Në mënyrë që syri të shoh, 40 apo rreth 40 komponente themelore të cilat e përbëjnë atë duhet të jenë të pranishme në të njëjtën kohë dhe të punojnë së bashku në mënyrë të përkryer. Thjerra është vetëm njëra prej tyre. Poqese të gjitha pjesët tjera përbërëse siç janë kornea, irida, bebëza, retina dhe muskujt e syrit janë të gjitha të pranishme dhe funksionojnë siç duhet, por vetëm kapaku i syrit mungon, atëherë syri së shpejti do të pësojë dëmtim të rëndë dhe do të pushojë së kryeri funksionin e tij. Në të njëjtën mënyrë, poqese të gjitha nënsistemet ekzistojnë por prodhimi i lotëve ndërpritet, atëherë syri do të thahet dhe do të verbohet brenda disa orëve. Pretendimi “i zvoglueshmërisë/reduktimit” i teorisë së evolucionit humbet tërë kuptimin përballë strukturës së komplikuar të syrit. Arsyeja qëndron në atë se për të funksionuar syri, të gjitha pjesët e tij duhet të jenë të pranishme njëkohësisht. Një shkencëtar evolucionist e pranon Syri, i cili ka një strukturë tejet komplekse, nuk është në gjendje të shoh nëse i mungon madje edhe njëra prej komponenteve të tij, p.sh. gjëndrat e lotit, kur ndodhë veprimi i të pamurit. Këtë të vërtetë: Veçoria e përbashkët e syve dhe e krahëve është se ato mund të funksionojnë vetëm nëse janë plotësisht të zhvilluara. Me fjalë të tjera, një sy gjysëm i zhvilluar nuk mund të shoh; një zog me krahë gjysëm të zhvilluar nuk mund të fluturojë.

Kjo dëshmon se syri është shfaqur papritur dhe i plotë me të gjitha komponentet e tij të padëmtuara. Kjo domethënë se syri është krijuar prej All-llahut në mënyrë të përkryer pikërisht sikurse edhe të gjitha organet tjera tonat. Në Kur’an theksohet se të pamurit u është dhuruar gjallesave prej All-llahut: Thuaj: “Ai është që ju krijoi, ju dhuroi të dëgjuarit, të pamurit dhe mendjen, kurse pak po falënderoni” (Sure Mulk: 23)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit