14.3 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

Moti i ligë vazhon shkatërrimet në Britanine e Madhe

Më të lexuarat

14 gjendje alarmi për shkak të përmbytjeve në kontetë britanike të Berkshajër, Surrej dhe Somerset. Lumi Tamiz ka dalë nga shtrati në periferinë lindore të Londrës. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar ka eksperiencën e saj në lidhje me përmbytjet, gjendja aktuale konsiderohet si e pazakontë.

Me mijëra shtëpi janë në rrezik, me qindra trena janë bllokuar në stacionet hekururdhore dhe ushtria po ndërhyn në të gjithë luginën e Tamizit. Me qindra të evakuar janë sistemuar në strehime të përkohshme kurse qeveria britanike deri tani ka ndarë 160 milion euro për dëmet materiale.
Personeli ushtarak ka punuar gjatë gjithë fundjavës për të shpërndarë thasë me rërë në mënyrë që të ndërtohen barrikada që do të ngadalësonin vërshimin e ujit. Por reshjet e shiut pritet të provokojnë stuhi dhe në nivelin politk. Kryeministri i vendit Dejvid Kamerun vazhdon vizitat e tij në vendet më të goditura nga moti i keq. Por në të njëjtën kohë po përballet dhe me akuzta e ministrisë britanike të ambjentit, sipas së cilës qeveria nuk ka marër masat e duhura në kohë. Sipas shërbimit metereologjik moti i keq mund të godasë dhe rajone të tjera në vend./abcnews/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit