7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mosfiskalizimi i naftëtarëve po ndikon në çmim

Më të lexuarat

Qe shumë vite naftarët kanë refuzuar dhe u kanë rezistuar organeve shtetërore që të mos fisklaizohen me arka të veçanta.

Për njohësit e kësaj fushe kjo ka ndikuar në çmim, pasi që naftarët asnjëherë nuk deklarojnë sasinë e saktë të shitjes dhe në këtë formë po i ikin tatimit nga shteti, shkruan sot e përditshmja “Zëri”.
Njohësi i kësaj fushe Labinot Hashani, i ka thënë “Zërit” se nga 650 kompani të naftës, vetëm 45 prej tyre kanë hyrë në proces të fiskalizimit të veçantë dhe ato janë kompanitë më të mëdha. “ Të tjerat tash e 1 vit po e refuzojnë fiskalizimin e veçantë duke shkelur ligjin dhe duke pamundësuar që shteti të mbledhë tatimet nga shitja e derivateve të naftës” ka thënë ai, duke shtuar se “rreth 600 milion litra importohen dhe Administrata Tatimore duhet të deklarojë dhe të tregojë publikisht sa tatime ka mbledhur nga këto pika të shitjes së derivateve” ka thënë Hashani.
Edhe drejtori i Institutit “Riinvest” Lumir Abdixhiku, ka thënë se naftarët kosovarë janë arsyetuar se ngritja e çmimit të naftës në Kosovë është pasojë e ngritjes së çmimit nëpër bursa ndërkombëtare, që, sipas tij, kjo do të nënkuptonte se edhe ulja eventuale do të ndodhte njëtrajtësisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit