20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblim

Më të lexuarat

Aid el Karni
Mjeku Semjuel Xhonson ka deklaruar: “Shikimi i anës pozitive të çdo gjëje që ndodhë është më e vlefshme se njëmijë funte në vit.”
Si nuk e shohin ata që sprovat vijnë një apo dy herë çdo vit, por sërish, as që pendohen e as që kuptojnë.[1]
Nga ana tjetër, Mutenebi deklaron:
 
Sikur ngjarjet të m’i kthenin,
ato që më kanë marrë nga jeta.
 
Lidhur me njerëzit e pakujdesshëm ka kënduar edhe Ebu Temami, i cili deklaron:
 
Sa shumë begati Allahu ua ka dhuruar,
po asnjë syresh prej pakujdesi nuk i ka hetuar.
 
Një pararendës i virtytshëm një shkapërdari i ka thënë: “Po ta shoh në fytyrë bekimin e Allahut, prandaj shënoje me mirënjohje.”
Dhe Zoti juaj ka shpallur: Nëse jeni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’u jap edhe më shumë; nëse jeni mosmirënjohës, dënimi Im vërtet do të jetë i dhembshëm.”[2]
Allahu përmend si shembull qytetin e qetë dhe të sigurt, në të cilin vinte ushqim i bollshëm nga të gjitha anët, por i cili ishte mosmirënjohës për të mirat e Allahut, andaj Allahu për shkak të asaj që bënte bëri që të shijojë uri dhe frikë.”[3]  


[1] Teube, 126.

[2] Ibrahim, 7.

[3] Nahl, 112.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit