22.6 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

MOS SHKONI PAS HAPAVE TE SHEJTANIT

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë: “O njerëz! Hani nga ato ushqime të lejuara dhe të mira që gjenden në Tokë, e mos shkoni pas hapave të shejtanit! Ai është armiku juaj i betuar. Ai ju urdhëron vetëm për të këqija e poshtërsi dhe ju shtyn që të thoni për Allahun gjëra që nuk i dini.” [BEKARE 168 – 169]

Shpjegimi i ajeteve

“O njerëz! Hani nga ato ushqime të lejuara dhe të mira që gjenden në Tokë, …” – Pasi sqaroi faktin se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, Allahu i Madhëruar tregon se Ai është El Râzik – Furnizuesi, që u jep rizk të gjitha krijesave të Tij. Ai u tregon e kujton mirësinë e Tij që u bëri të lejuar çdo gjë që është e mirë dhe iu ndaloi çdo gjë që është e dëmshme. Qartësimi i hallallit dhe haramit janë mirësi nga Allahu i Lartësuar. Në hadith të saktë në Sahihun e Muslimit përcillet se Profeti a.s ka thënë: 170. “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Çdo pasuri që ia kam dhënë (e bërë hallall) robërve të Mi, ajo është e lejuar për ta…”

Në këtë hadith thuhet gjithashtu: “Unë i krijova robërit e Mi me besim të drejtë (hunefa), por atyre iu vërsulën shejtanët dhe i larguan nga feja e tyre, duke ua bërë haram atë që unë ua bëra hallall.” Hafidh Ebu Bekër Ibn Merdeuejhi përcjell prej Ibni Abasit, që ka thënë: 171 “Unë i lexova Profetit a.s këtë ajet: “O njerëz! Hani nga ato ushqime të lejuara dhe të mira që gjenden në Tokë…” Ndërkohë, Sad Ibn Ebu Uekkasi u ngrit dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun që të më bëjë mua nga ata njerëz që iu pranohen lutjet!” Profeti ia ktheu: “O Sad, le të jetë ushqimi yt i pastër (hallall), dhe atëherë ti do të jesh nga ata njerëz që u pranohen lutjet. Betohem në Atë në dorë të të cilit është shpirti i Muhamedit se, kur njeriu fut një kafshatë haram në bark, nuk i pranohet duaja për 40 ditë. Çdo njeri që ka vënë mish në trupin e tij përmes pasurisë haram dhe të fitimit me fajde, ai më tepër meriton zjarrin.” Allahu i Lartësuar thotë:

“… e mos shkoni pas hapave të shejtanit! Ai është armiku juaj i betuar.” – Allahu na paralajmëron që të ruhemi dhe të largohemi sa më shumë prej shejtanit. Në një ajet tjetër thotë: “Shejtani është armiku juaj. Kështu që, edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet për t’i bërë banorë të Zjarrit.” [Fatir 6]. Pastaj i Lartësuari thotë:

Ai ju urdhëron vetëm për të këqija e poshtërsi – Çdo poshtërsi e mosbindje ndaj Allahut, çdo vesves dhe gabim është nga hapat e shejtanit. Po kështu është dhe çdo betim për të bërë gjynah e poshtërsi. El Sha’biju tregon se, njëherë, një burrë u betua se do të bënte kurban djalin e vet nëse do të ndodhte aksh gjë. Atëherë, Mesruku i dha fetva që të therte një dash, dhe pastaj i tha: “Ky betim i gabuar është ndjekje e hapave të shejtanit.” Abd Ibn Humejdi përcjell në Senedin e tij prej Ibn Abasit, që ka thënë: “Çdo betim e zotim gjatë zemërimit është prej hapave të shejtanit. Shlyerja e tyre është njëlloj si kompensimi për thyerjen e betimit.”

…dhe ju shtyn që të thoni për Allahun gjëra që nuk i dini. – Armiku juaj, Shejtani, ju urdhëron që të bëni vepra të këqija, pastaj edhe më të këqia se ajo, si “imoraliteti”, pastaj edhe më të këqija se ajo, siç është “të folurit për Allahun pa dituri”. Kjo është një këshillë për të qenë i kujdesshëm e për tu ruajtur nga fjalët, joshja e ftesa e çdo qafiri dhe bidatçiu.

TEFSIR IBN KETHIR / Përktheu nga Uthman Agolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit