20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mos i largoni njerëzit nga Ramazani

Më të lexuarat

Hyri dita e parë e Ramazanit, e pasi që imami i xhamisë u kthye kah xhemati, hasi në një numër të madh të tyre që ishin falur së bashku me të, kështu ai shfrytëzoi shansin që të përsërisë “këshillën” (lexo; qortimin) e tij vjetor shumë të njohur, ku nuk la pa përmendur frazën: “S’ka njerëz më të kqij se ata që e njohin Allahun vetëm në Ramazan”.

Ndoshta, kjo pamje nuk përsëritet me detajet e njejta, por që tematika është ajo e njejta, pasi që disa vëllezër përdorin metodën e qortimin e nënçmimit, herë në formë direkte e herë indirekt ndaj atyre që gjejnë rastin për t’u afruar me Allahun në muajin Ramazan, e të braktisin ca gjynahe, me vetëdëshirë për të ndryshuar, posaçërisht në këtë muaj ku hapen dyert e Xhenetit e mbyllen dyert e Xhehenemit, prangosen djajtë, si pasojë e së cilës muslimani ndjen një çiltërsi e afrim tek Allahu, një gjë të cilën nuk e has në një rast tjetër, sidomos kur ai manifeston këtë adhurim së bashku me muslimanët në gjithë ruzullin tokësor.

Sa shumë më pëlqeu fjala e dijetarit, edukatorit, Ebul Abas ibn Tejmije (Allahu e mëshirfotë) ku thotë: “Jo të gjithë njerëzit janë të urdhëruar të jenë të përsosur (kompletuar), e as që ata mund ta bëjnë këtë.” Këtë pikëpamje duhet ta këmi ndërmend kur meditojmë hallin e njerëzve, kur i këshillojmë e i kujtojmë ata me porositë fetare. Kështu që, synimi i përsosëmrisë është një gradë e lartë, të japim kurajo e të nxisim të arrihet, por aspak nuk është e përshtatshme që njerëzit me zor të detyrohen të jenë të tillë, kjo sqarohet me fjalën e Allahut: “Pastaj, Ne u kemi dhënë Librin (Kur’anin) robërve Tanë të zgjedhur. Disa prej tyre i kanë bërë dëm vetes (duke bërë mëkate), e disa prej tyre janë në rrugë të mesme, e disa prej tyre shkojnë përpara me të mira, me lejën e Allahut. Kjo është dhunti e madhe.” Sureja Fatir, 32.

E që të tre këto kategori të përmendura: Ai që i ka bërë dëm vetes – është ai i cili i braktis disa detyra dhe vepron disa harame; ata të mesmit – të cilët i veprojnë me kujdes detyrat dhe largohen prej harameve; dhe ata që garojnë në punë të mira. Të gjithë këta tre janë ata të cilëve u është dhënë Libri, bile edhe janë të zgjedhur nga Allahu, në mënyrë që garuesi në punë të mira të mos mashtrohet e as të humb shpresën mëkatari.

Fjala për pozitat e larta e të dalluara është e përshtatshme të përqendrohet drejt kërkuesve të dijes, të cilëve nuk u takon të jenë neglizhent, ndërsa me masën e gjërë të muslimanve duhet të jemi të butë në bisedë me ta, e në fjalët drejtuar atyre, posaqërisht në kohën tonë ku janë shtuar rrugët e pengimin nga punët e mira dhe të mirët, duhet të lavdërohen për çdo hap që marrin kah e mira, të lavdërohen për çdo ves të keq që e braktisin, të gëzohemi për çdo individ që ia mësyn xhamisë e të ndjejmë se vetëm ardhja e tyre në xhami është një hajr i madh që duhet shfrytëzuar, t’u dëshirohet mirëseardhje, e të largohemi nga çdo metodë që i largon njerëzit nga feja, edhe pse mund të mbështillet me mbëshjtellësin e xhelozisë për fenë e këshillimit.

Medito këtë tregim të cilin e përcjell Ebu Mes’ud el Bedrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili thotë: Erdhi një njeri tek i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem) e i tha: “Unë vonohem prej namazit të sabahut për shkak të filanit, sepse e zgjat namazin! Ebu Mes’udi thotë: Nuk e kisha parë asnjëherë më herët të dërugarin (sal-Allahu alejhi ve selem) të jetë i nevrikosur në një fjalim të tijin se sa atë ditë, e tha: “O ju njerëz, prej jush ka të tillë që largojnë njerëzit, kushdo që del imam para njerëzve, le të shkurtojë, sepse pas tij falet plaku, i dobëti e i angazhuari.” E shënon Buhariu (702) dhe Musilmi (466).

Kështu si u nevrikos i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem) nga ky veprim që në origjinë është vepër e drejtë – që është namazi – por u shfaq diç që e shndërron atë nga një adhurim për t’u afruar me Allahun në një metodë e ndarjes dhe përqarjes! Kështu duhet të logjikojë i mençuri largpamës në këshillën e tij.

Ajo që nuk duhey munguar nga mendja e këshilltarit është që të shikojë drejt të këshilluarve me sy të mëshirës, e në veten e tij me sy të qortimit e nënçmimit, sepse ndodh që ai që e dëgjon të jetë shumë më i mirë e më i devotshëm –pasi që nuk shfaqet në pamjen e tij – mund të ketë aq vepra të mira e të fshehta mes tij dhe Allahut.

Ai i cili vërtet e njeh veten, e llogaritë veten në veprimet e tija dhe i di lëshimet që i ka, e urren për hir të Allahut, sepse po të mos ishte mbulimi i Allahut nuk do qëndronte duke këshilluar robërit e Allahut, kështu le të jetë i kujdesur me butësi, le të jep mundin në këshillim me mëshirë e dhembshuri.

E gjithë ajo që u përmend nuk nënkupoton të heshtim nga këshillimi, e as që të ndalim anën e përmirësimit të gabimeve, por, i suksesshëm është ai i cili zgjedh kohën dhe rastin e përshtatshëm, pasi që të vërtetohet se gjëjën për të cilën ai po jep vërejtje ka argument fetar se është e ndaluar, dhe se pala tjetër nuk ka arsye e justifikim të pranuar në veprimet e tija.

Allahu e jep suksesin

Autor: Omer ibn Abdullah el Mukbil

Përktheu: Shpend Zeneli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit