22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mos e përhap Islamin sepse do të ju vrasim!

Më të lexuarat

Grafite kërcënuese ndaj muslimanëve u panë në një xhami në Brno, n Republikën Çeke.

“Mos e përhap Islamin në Republikën Çeke! Përndryshe, ne do t’ju vrasim”, thuhej në mbishkrimin mural.

Zëdhënësi i policisë lokale i tha AFP-së se policia hapi një hetim për kërcënim dhe cenim të pronës.

Autorët, nëse gjenden, mund të përballen me një vit burg.

“Ne e marrim këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë. Kjo nuk është një telefonatëa anonime”, tha Munib Hasan Alravi, kreu i Qendrës së Komunitetit Musliman në Çeki.

Ai kujtoi sulmet ndaj xhamive në të gjithë botën, duke përmendur se ekziston një atmosferë shtypëse në Republikën Çeke.

Sipas raportit të regjistrimit të vitit 2011, kishte 3,358 muslimanë që jetonin në Republikën Çeke. Megjithatë, sipas të dhënave jozyrtare, ai numër sillet midis 10,000 dhe 20,000, raporton AFP.

Ndërkohë në Çeki, presidenti Milosh Zeman njihet si islamofob. /tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit