Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dha porosinë se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim, gjithnjë derisa nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq theksoi se devijimi nga Marrëveshja do të sjellë pasoja edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale.
“Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”, theksoi Mitsotakis në intervistën për televizionin “Skaj”.
E përkujtoi, siç tha ai, paralajmërimin e tij në vitin 2019 se “ratifikimi i Marrëveshjes na obligon ta zbatojmë atë në të ardhmen”.
“Për përcaktimin ‘maqedonas’, për fat të keq është e garantuar në Marrëveshjen e Prespës dhe ky ishte mospajtimi ynë më i madh, përkatësisht prapashtesat kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase, dhe jo ‘i Maqedonisë së Veriut’”, tha Mitsotakis.
Duke e komentuar vendimin e djeshëm të SYRIZA-s opozitare për t’i parashtruar në Parlament tre memorandumet, kryeministri grek tha se është praktikë e cila “me të vërtetë i arrin kufijtë e absurdit”.
“Më bëri përshtypje fakti që dje SYRIZA shpejtoi t’i parashtrojë tre memorandumet në Parlament. Tani, kur e shohim se për çka dyshuam tashmë një periudhë më të gjatë se mund të vijë Qeveria e ardhshme dhe në njëfarë mënyre ta kontestojë thelbin e Marrëveshjes, që në të vërtetë është erga omnes, përkatësisht një emër për të gjithë. Tani të vijmë ne t’i ratifikojmë memorandumet dhe ta humbim çdo armë negociuese që e kemi për Shkupin?”, theksoi kryeministri grek.
Theksoi se i kanë ndjekur ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut dhe që kanë parë se vjen një Qeveri e re, e kanë lexuar atë që ishte thënë dhe siç sqaroi, prandaj kanë zgjedhur të mos i ratifikojnë memorandumet.
“Ne nuk do t’i ratifikojmë memorandumet gjithnjë derisa nuk do të jemi absolutisht të bindur se pala tjetër nuk është e harmonizuar me të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Prespës”, porositi Mitsotakis.