20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Misioni i OSBE-së në Kosovë lanson fushatën për edukim medial

Më të lexuarat

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar fushatën një-mujore për edukim medial që ka për qëllim aftësimin e të rinjve për të reaguar karshi përhapjes së lajmeve të rreme dhe keqinformimit lidhur me pandeminë COVID-19.

Përmes video spoteve që po shpërndahen në rrjete sociale dhe po transmetohen në TV, Misioni synon zhvillimin e shkathtësive dhe dijes së nevojshme për të zbërthyer mesazhet mediale, për të kuptuar kontekstin, dhe për të arsyetuar opinionet me argumente të qëndrueshme.

Krahas kësaj, fushata përfshin edhe një kuiz të edukimit medial, për të vlerësuar aftësinë e publikut për të kërkuar burime të besueshme, për të identifikuar animet, dhe për të kuptuar funksionin themelor të mediave.

“Duam që të rinjtë të dijnë se si të identifikojnë dhe shmangin përhapjen e lajmeve të rreme dhe keqinformimit, si dhe t’i raportojnë lajmet e rreme kurdo që hasin në to. Synimi ynë është që t’i pajisim ata me njohuri për të identifikuar raportimet e pasakta, dhe më pas ato njohuri t’i ndajnë me miq e familjarë, e poashtu edhe dhe të reagojnë në raste kur raportohen lajme të rreme,” tha Michael Davenport, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Shpresoj që përpjekjet tona do të kontribuojnë në edukimin e të rinjve për të shkuar përtej teorive dhe për të ndërmarrë hapa konkretë me qëllim të verifikimit të informacionit që e shohin në media,” shtoi ai.

Fushata do të fuqizojë publikun duke ofruar njohuri dhe shkathtësi të nevojshme për qasje të sigurtë në hapësirën online.

Gjithashtu, ajo do të theksojë rëndësinë e kërkimit të burimit të saktë, konsumit dhe shpërndarjes së përmbajtjes në internet me konsideratë të duhur, dhe do të forcojë aftësinë për të gjykuar informacionin që merret nga mediat.

Fushata vjen si vazhdim i angazhimeve të mëhershme të Misionit për të promovuar mendimin kritik gjatë ballafaqimit me sfidat e reja që sjell mjedisi i mediave digjitale, duke përfshirë keqinformimin, sigurinë në internet, teoritë konspirative dhe lajmet e rreme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit