12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ministrit serb i refuzohet hyrja në Kosovë

Më të lexuarat

Institucionet e Kosovës i kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, ministrit të Rinisë dhe Sporteve në Serbi, Petar Petkoviç.

Refuzimi i kërkesës nga autoritetet kosovare është bërë i ditur nga vetë Petkoviç.

Mediat serbe raportuan se institucionet e Kosovës kanë dërguar një njoftim për të bërë të ditur se i ndalohet hyrja ministrit Petkoviç, në territorin kosovar.

Petkoviç kishte bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë në mënyrë që të bisedojë me disa të rinj, të cilëve pati t’u shpërndajë bursa studentore.

Po ashtu ai kishte parashikuar të vizitojë edhe Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv në Zubin Potok.nullnull

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit