12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ministria e Shëndetësisë thotë se kontigjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca do të vijë së shpejti në Kosovë

Më të lexuarat

Kontigjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca shumë shpejt pritet të arrijë në Kosovë.

Kjo pasi që mekanizmi ndërkombëtar i krijuar nga Aleanca Globale e vaksinave GAVI, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj.

Nuk dihet ende dita se kur do të mbërrijnë, por sipas Zyrës për Media të MSh, thonë se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

“GAVI ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se vaksinat e para (Astra Zeneca) në kontingjent prej 24 mijë dozave do të arrijnë shumë shpejt. MSH-ja, sipas procedurave të aplikimit të përgatitur nga COVAX ka dorëzuar aplikacionin me të gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizëm dhe COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj, thuhet në përgjigjen e MSH-së për KP.

Ndërkaq, Sergy Koryak nga OBSH ditë më parë tha se vaksinat në Kosovë pritet të vijnë brenda tri javëve.

Ai theksoi se vonesa ka pasur për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në Kosovë./Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit