16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: OKB të ndalojë “masakrën” e Izraelit në spitalin Al-Shifa

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë bëri një deklaratë me shkrim lidhur me vrasjen dhe plagosjen e shumë palestinezëve si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë të cilët bastisën spitalin Al-Shifa

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza i bëri thirrje OKB-së dhe të gjithë institucioneve ndërkombëtare që të ndalojnë masakrën e Izraelit ndaj pacientëve, të plagosurve, të strehuarve dhe personelit shëndetësor në spitalin Al-Shifa, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë bëri një deklaratë me shkrim lidhur me vrasjen dhe plagosjen e shumë palestinezëve si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë të cilët kanë bastisur spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se në derën e spitalit Al-Shifa ka shpërthyer zjarr, se nga tymi ka të prekur, përfshirë gra dhe fëmijë të strehuar në spital dhe se është ndërprerë komunikimi. Shumë të strehuar kanë mbetur të bllokuar në objektin për operacionet e veçanta dhe në departamentin e situatave të urgjencës.

Shumë palestinezë kanë humbur jetën dhe janë plagosur. Thuhet se nuk ka patur mundësi të shpëtohen të plagosurit për shkak se zjarri nuk është shuar dhe se çdokush që afrohet tek dritaret shënjestrohet.

Më tej në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se forcat izraelite kanë kryer edhe njëherë masakër në spitalin Al-Shifa, i bëhet thirrje OKB-së dhe të gjithë institucioneve ndërkombëtare të ndalojnë masakrën e Izraelit ndaj pacientëve, të plagosurve, të strehuarve dhe personelit shëndetësor në spitalin Al-Shifa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit