10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ministri turk viziton të plagosurit somalezë që trajtohen në Ankara

Më të lexuarat

Tridhjetë e pesë të plagosur nga shpërthimi me kamion në qendër të Mogadishut të shtunën pasdite janë duke u trajtuar në spitalet në Ankara

ANKARA (AA) -Ministri turk i Shëndetësisë, Ahmet Demircan, të martën vizitoi disa nga dhjetëra personat e transportuar nga Somalia për trajtim mjekësor në Turqi, pas sulmit të madh me bombë që ndodhi në Somali në fundjavë, raporton Anadolu Agency (AA).

Tridhjetë e pesë të plagosur nga shpërthimi me kamion në qendër të Mogadishut të shtunën pasdite janë duke u trajtuar në spitalet në Ankara.

Të plagosurit, përfshirë tre fëmijë, u transferuan në Turqi me 35 të afërm të hënën për t’u trajtuar në spitalet Polatli, Numune dhe Gulhane në kryeqytetin turk. Spitali Numune në Ankara ka reputacion si një nga institucionet më të mira mjekësore të Turqisë.

Demircan u tha gazetarëve në spitalin Numune se të plagosurve është duke u ofruar “trajtimi i nevojshëm”. “Turqia kreu një detyrë humanitare dhe ofroi trajtimin e nevojshëm”, tha Demircan, i cili pas sulmit udhëtoi për në Mogadishu për përshpejtimin e koordinimit për transferimin e të plagosurve, si dhe për të ofruar mbështetje për zyrtarët somalezë.

Ai tha se rreth 300 vetë u vranë në shpërthimin e së shtunës dhe një numër i ngjashëm u plagosën. Ekzistojnë shqetësime për rritjen e numrit të të vdekurve, ndërkohë që sulmi është përshkruar si sulmi më i keq terrorist në Somali.

Kamioni i ngarkuar me bombë përmbante qindra kilogramë eksplozivësh dhe ndezi gjithashtu një cisternë karburantesh, duke e shndërruar një udhëkryq të ngjeshur në një djerrinë të djegur.

Shumë trupa të pajetë u dogjën për të qenë e pamundur të njihen, theksoi stafi mjekësor vendas.

Edhe pse nuk ka pasur pretendime për përgjegjësi, qeveria somaleze ka fajësuar terroristët e grupit al-Shabab.

Pas sulmit, më shumë se 200 persona u trajtuan në spitalin Recep Tayyip Erdogan në Mogadishu, të administruar nga Turqia dhe Somalia.

Turqia ishte vendi i parë që u mobilizua pas sulmit, duke dërguar 33 zyrtarë shëndetësorë, përfshirë një ekip mjekësor të specializuar në trajtimin emergjent.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi tre punonjës emergjentë shëndetësor, ndërsa Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave dërgoi një ekip kërkimi dhe shpëtimi prej dhjetë personash.

Qeveria dhe Gjysmëhëna e Kuqe gjithashtu shpërndanë ndihma, duke përfshirë furnizime mjekësore, batanije dhe tenda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit