12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ministri Mehaj dhe ambasadori italian flasin për bashkëpunim në fushën e sigurisë  

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu të cilit i uroi detyrën e re.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Italisë historikisht kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se këto marrëdhënie duhet të rriten dhe thellohen edhe më tej në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen në zhvillimin e gjithanshme të Republikës së Italisë ndaj vendit tonë, si dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Të dy u pajtuam që të rrisin dhe thellojnë edhe më tej bashkëpunimin bilateral në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve tona në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit