11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Ministri egjiptian tha se do ta arrestonte edhe Pejgamberin

Më të lexuarat

Ministri i Drejtësisë së Egjiptit ka ngjallur zemërim në rrjetet sociale pasi në një intervistë televizive ka deklaruar se do ta arrestoj edhe pejgamberin a.s. por më vonë ka pranuar se i ka rrëshqit gjuha.

Gjatë intervistët në kanalin satelitor Sad El-Beled, në pyetjen se a do ta arrestoj gazetarin që akuzohet për shpifje, Ahmed Zindi tha se do ta arrestoj secilin që akuzohet.

“Qoftë edhe nëse bëhet fjalë për pejgamberin a.s.” tha Zindi. Pasi që e kuptoi se çfarë ka thënë menjëherë u ndal dhe tha: “Kërkoj falje nga Allahu.”

“Edhe gjykatësit arrestohen. Nuk dua të flas për arrestimin e gazetarëve apo mësuesve, unë flas për arrestimin e të akuzuarve, mos u jepni tituj”, tha ai.

Fjalët e Zindit kanë shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.
Azhari ka dhënë një paralajmërim për çdo nënçmim ndaj Pejgamberit a.s. qoftë edhe me gabim.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit