7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ministri Agani në vizitë zyrtare në SHBA

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani ka nisur sot një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në disa forume ndërkombëtare të organizuara nga Aleanca Ndërkombëtare Amerikane për Shëndetësi (AIHA) dhe USAID dhe ku do të diskutohet për aspektet globale të partneritetit për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës.Gjatë vizitës disa ditore në SHBA, Ministri Agani do të marr pjesë në forume dhe takime të ndryshme që ndërlidhen me përpjekjet e shteteve të ndryshme për të siguruar qasjen adekuate për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, ndërsa në njërin nga këto forume do të prezantojnë edhe nivelet e larta të politikës amerikane dhe botërore, si Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, Sekretarja Amerikane e Shtetit HiIlari Klinton si dhe ministra dhe personalitete të larta të vendeve pjesëmarrëse.

Gjatë ditës së sotme, Agani do të marr pjesë në forumin e organizuar nga USAID-i në Universitetin Georgetown, në të cilin auditoriumit do t’i drejtohet edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe në të cilin do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Komandanti i Komandës së NATO-s për Evropë, Admirali James Stavridis dhe zyrtarë të lartë të USAID-it.

Gjatë këtyre forumeve do të trajtohen qasjet e reja për parandalimin e vdekjeve të nënave dhe fëmijëve, por edhe aspekte të tjera që lidhen me zhvillimin ndërkombëtar, sigurinë në shekullin e XXI-të, sfidat, diplomacinë, etj.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Ferid Agani do të ketë takime të rëndësishme përveç me zyrtarë të USAID-it e AIHA-s edhe me zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë , të UNICEF-it, Universitetit të Dartmouthit dhe zyrtarë të tjerë nga vendet të ndryshme të botës, thuhet në komunikatën e MSH./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit