10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Miftari: SHIK-u punoi për interesin e Thaçit

Më të lexuarat

I vetëshpalluri Agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), njësisë Zbulim Kundërzbulim (ZKZ) dhe i G2-shit të TMK-së, Naim Miftari është intervistuar sot nga prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro.

Burime të Indeksonline brenda EULEX kanë bërë me dije se ai është pyetur lidhur me pretendimet që ka paraqitur ai, se ka qen intervistues i personit Ibush Kllokoqi, për të cilin agjenti tjetër i SHIK-u, Nazim Bllaca thotë se e ka vrarë. Sipas këtyre burimeve, në lidhje me procesin gjyqësor “Bllaca 2”, Miftari do të paraqitet në gjykatë në fund të këtij muaji, në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me intervistimin që i ka bërë Kllokoqit.

Të njëjtat burime kanë bërë me dje se sot Miftari është pyetur nga prokurori Salustro mbi bombën që i është hedhur në shtëpinë dhe nëse ky i vetëshpallur agjent i SHIK-ut a ka presione.

Në këtë intervistë, Miftari nuk ka dhënë ndonjë emër të dyshimtë për hedhjen bombës, por nuk ka pranuar as që ti ofrohet mbrojtje nga EULEX-i, kanë thënë burime të Indeksonline.

Sipas këtyre burimeve, ndër deklaratat e tjera para prokurorit Salustro, Naim Miftari ka thënë edhe se “SHIK-u nuk ka punuar për interesat e Kosovës, por vetëm për interesat e Hashim Thaçit”. /Indeksopnline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit