16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kapet mashtruesi “humanitar”

Më të lexuarat

Njësiti i hetimeve të krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Ferizaj, ka arrestuar Nezir N. 23 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale mashtrim. Ai, duke u thirrur në emër të një shoqate humanitare private, e cila fare nuk ekziston, dhe duke përdorur aktivistë vullnetarë në terren, kinse për të ndihmuar fëmijë të sëmurë, i dyshuari ka grumbulluar mijëra euro, të cilat asnjëherë nuk u janë dhënë fëmijëve të sëmurë.

Sipas zëdhënësit rajonal të PK-së, Agim Gashi, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari në fjalë, ka keqpërdorur shuma të konsiderueshme parash. Hetuesit janë në fazën e grumbullimit të provave dhe po intervistojnë shumë dëshmitarë.

Me urdhër të kryeprokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit