7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mësimi 10 – Bamirësia ndaj prindërve (2)

Më të lexuarat

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet…(Ankebut 8)

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(e porositi) Të jesh jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. (Lukman 14)

 

Pejgamberi ka thënë: “Allahu nuk do të shikojë Ditën e Kijametit në tre njerëz: Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që iu përgjanë meshkujve dhe Dejjuthin (ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet, sh.p.). Kurse tre njerëz nuk do të hynë në xhennet: Ai që nuk respekton prindërit e tij, konsumuesi i alkoolit dhe ai që u jep lëmoshë të varfërve dhe mburet para tyre.

 

Nga Muadh ibën Xhebeli i cili thotë: Më porosti Pejgamberi me dhjetë gjëra. Më tha: “Mos i bën shirk All-llahut po edhe nëse vritesh apo digjesh.Mos u bën i padëgjueshëm ndaj prindërve edhe nëse të urdhërojnë të braktisish familjen dhe pasurinë…” (Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të mirë)

Pejgamberi ka thënë: “Pajtimi i All-llahut është në pajtimin e prindërve si dhe hidhërimi i All-llahut është në hidhërimin e tyre” (Transmeton Taberiu në Kebir kurse hadithin e vërteton Albani)

 

Shpjegim:

Padyshim që njëra ndër punët më të vlefshmë është edhe kujdesi ndaj prindërve. Allahu ia kujton njeriut mudnin që nëna e pati me fëmiun, për të gjitha këto njeriu duhet të jetë mirënjohës ndaj Allahut pastaj edhe ndaj prindërve.
Gjithashtu tre kategori të njërzve do ta kenë hidhërimin e Allahut dhe nuk do të hynë në xhenet, njëri prej tyre pra edhe mos respektuesi i prindit.

 

Dobi:

Vuajtjet e nënës para dhe pas lindjes.
Allahu është i hidhëruar në ata që nuk respektojnë prindërit.
Pas besimit në Allahun , vjen kujdesi ndaj prindërve.

 

Allahu im. Fali prindërit e mi, mëshiroj ata. O Allah, mos e zbrit hidhërimin Tënde ndaj meje.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit