Mësimet nga Afrika e Jugut – Tarik Ramadan

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Mësimet nga Afrika e Jugut – Tarik Ramadan

Askush nuk mbetet indiferent për Afrikën e Jugut. Historia e saj, popullsia, peizazhi dhe kultura të gjitha këto flasin për vizitorët, studentët dhe për miqtë e Afrikës. Një përzierje e pasur kujtimesh, horizontesh të paqarta politike dhe fati i saj i veçantë, e bëjnë vendin një simbol dhe një burim shprese të errësuar nga dyshimi i fshehur.
Sistemi i institucionalizuar i aparteidit të vitit 1948 i cili përfaqësoi transformimin në aspektin ligjor të praktikave më të vjetra diskriminuese ishte një burim turpi për ndërgjegjen njerëzore bashkëkohore. Ai rregulloi dhe kodifikoi ndryshimet mes “racave”, ngjyrave dhe statusit të njeriut. Gjatë gjithë kohës, të ashtuquajturat vendet demokratike, korporatat shumëkombëshe dhe bankat botërore kishin dyshime rreth mbështetjes dhe tregtisë me një regjim të tillë. Turpi u bë një normë ligjore. Nga ana tjetër qindra dhe mijëra bënë thirrje për veprim dhe ndërhyrje nga jashtë, në mbështetje të betejës legjitime të Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) kundra qeverisë raciste deri në fillimin e negociatave dhe lirimin e Nelson Mandelës në vitin 1990. Mandela u bë president në vitin 1994 dhe njëri pas tjetrit ligjet e aparteidit filluan të binin. Më në fund Afrika e Jugut ishte e lirë. Kjo ndodhi 18 vjet më parë dhe tani gjithçka ka ndryshuar.
Megjithatë, a mundet sot në 2012-tën, Afrika e Jugut e kaq shumë simboleve të fuqishme, të pretendojë të jetë vërtetë e çliruar? Mund të nxirren mësime të shumë niveleve nga historia e vendit. Duhet të bëhet ende më shumë në luftën kundër diskriminimit. Aparteidi mund të ketë vdekur, por racizmi është shëndosh e mirë. Një aktivist që jetonte jo shumë larg nga Soveto më tha: “Beteja e zezakëve dhe e të varfërve është larg përfundimit”.
Planifikimi urban dhe politikat e strehimit, tregu i punës dhe sistemi shkollor (në prag të kolapsit) konfirmojnë dhe përforcojnë padrejtësinë sociale. Afrika e Jugut po përpiqet të gjejë rrugën e saj revolucionare: ngjyrat Ylber të Kombit kanë vështirësi për tu përzier së bashku; elitat e pasura (të bardhë, zezakë apo indian) fitojnë nga segregacioni (ndarje) de fakto. Të pasurit rrinë afër dhe bashkë; të varfrit dhe të margjinalizuarit janë bërë së bashku.
Vendi ku diversiteti i forcave u bashkua kundra regjimit të aparteidit po përjeton sot ngritjen gjithnjë e në rritje të segregacionit të shpallur fetar, kulturor dhe social. Kjo vështirë se mund të jetë një shenjë inkurajuese, se me zhdukjen e getove fizike, geto të reja intelektuale dhe psikologjike po dalin në pah. E njëjta prirje pret tërthorazi të gjitha pjesët e popullsisë. Është sa e çuditshme ashtu edhe e trishtueshme të shohësh myslimanët e Afrikës së Jugut, ku disa prej të cilëve luajtën rol udhëheqës në luftën çlirimtare (por jo të gjithë, pasi fatkeqësisht disa lider myslimanë e mbështetën regjimin e aparteidit) pyesin me zë të lartë në lidhje me identitetin e tyre si Afrikano-Jugorë. Për shumë vite me radhë, ata e panë veten e tyre si pjesë të kombit dhe fatit të tij të përbashkët, në luftën kundër padrejtësisë dhe shtypjes. Sot në kohën e një paqeje relative sociale dhe demokratizimit ata izolohen, duke u mbyllur në vetvete dhe duke zhvilluar qëndrimet e viktimizimit – ky këndvështrim  literalist i Islamit është gjithnjë në rritje.
Liria politike ka nxitur frikën dhe ka tronditur besimin e njerëzve në vetvete, në vlerat dhe ndjenjën e tyre të përkatësisë. Dhe ajo çka duket më shqetësuese dhe më demaskuese është: Afrika e Jugut në të gjitha përbërësit e saj kulturor dhe fetar po kalon një krizë të brendshme identiteti.
Nën ndikimin e shtypjes çdokush e di “Kundër kujt” të përcaktojë “veten”. Liria e ka bërë të vështirë përcaktimin për “vetveten” se çfarë na përkufizon dhe çfarë na bashkon “ne”. Kjo krizë identiteti është sëmundja e shekullit në shoqëritë e sotme pluraliste dhe moderne. Pastaj vjen korrupsioni, nga i cili Afrikano-Jugorët nuk duhet t’i ndajnë sytë. Nga majat e shtetit e deri tek njerëzit në rrugë, Afrika e Jugut është goditur nga korrupsioni, mungesa e transparencës dhe praktikat e fshehta. Gjendja e jetës politike, tregut dhe tregtisë është më keq se shqetësuese. Ajo çka veçoi presidencën e Nelson Mandelës, prestigjin e tij personal, historik dhe simbolik duhet të jenë braktisur në korridoret e pushtetit politik dhe financiar. Disa tentojnë të përfitojnë nga reputacioni i tyre si luftëtarë të rezistencës për tu pasuruar, të tjerët  justifikojnë shfrytëzimin dhe keqtrajtimin e të tjerëve duke fisnikëruar pretendimet se ata ishin shfrytëzuar dhe keqtrajtuar në të kaluarën, të tjerët do të jenë ende në një humbje tërësore për përcaktimin e etikës.
Viktimat e së djeshmes, që janë bërë pushtetmbajtësit e të sotmes, zor se frymëzojnë besim. Historia na mëson se duhet kohë për të çliruar një komb si dhe për të kryer një revolucion politik, intelektual dhe psikologjik. Afrika e Jugut qëndron si një rast i jashtëzakonshëm në kontinent dhe skenën ndërkombëtare. Potenciali i saj është i pamasë, Afrikano-Jugorët në vetvete nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për cilësitë e jashtëzakonshme të fatit të tyre si dhe të paraqitjes së frikshme simbolike të vendit të tyre. Ata qëndrua në kujtesë për të shtypurit kudo me moton: kurrë mos u dorëzo se liria mund ti kapërcejë të gjitha shanset.
Ai ishte një mesazh që Palestinezët, të cilët po jetojnë nën një formë edhe më të përvuajtur dhe dinake të aparteidit, të dëgjojnë me forcë dhe vendosmëri, duke ditur se një ditë edhe ato gjithashtu do ti kapërcejnë shtypësit e tyre. Gratë Afrikano-jugore janë kudo të pranishme, duke shfaqur atë lloj dinamizmi për të cilën vendi ka nevojë sot, e do të ketë akoma më shumë nevojë nesër. Ata janë kujtimi i mbushur me shpresë se Afrika e Jugut do të pajtohet me idealet e saj të lirisë, drejtësisë dhe barazisë. Në shkollat, (e drejtë kjo deri në nivelin universitar) strukturat sociale dhe media – dhe gjithnjë e më shumë në tregun e punës – ata nuk mund të merren më si diçka e mirëqenë, ndaj janë bërë pjesëmarrës të vijës së parë për rindërtimin e përpiktë të Afrikës së Jugut. Rasti i tyre është një mësim për të gjithë vendet të Lindje së Mesme, ku masat dolën në rrugë në emër të dinjitetit, lirisë dhe drejtësisë.
Afrika e Jugut është një pikë e pasur, plot shpresa dhe potenciale ekonomike. Gjeografikisht ajo mban një pozicion kyç politik dhe gjeostrategjik. Vendosmëria e qeverisë për të mbajtur distancë nga diktatorët e Veriut dhe me një nga forcat udhëheqëse Jugore të Globit duhet përshëndetur.  Zhvillimi i marrëdhënieve të reja në Jug dhe zhvendosja e qendrës ekonomike të gravitetit Botëror drejt Kinës dhe Indisë – për të mos harruar Brazilin, Venezuelën, Indonezinë dhe Malajzinë – i jep Afrikës së Jugut një rol të ri udhëheqës në botën e re shumëpolëshe. Rruga do të jetë e gjatë, sfidat të shumta. Ky është çmimi i tranzicionit. Figura ikonë e Mandelës mund të jetë zhdukur shpejt, por Afrika e Jugut do të mbetet larg nga simbolet për tu përballur me realitetin e saj.
Beteja për liri dhe drejtësi nuk ka mbaruar. Edhe pse gjithçka është e mundur, përsëri është e pamundur të thuhet sesa është arritur.
 
 
Perktheu: Ervin Hakorja
lang=

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit